GazetaMax
LAJME

Nikollovski: Kemi dyfishuar prodhimin e lulediellit për vaj gatimi, Ballkani i Hapur do jetë ndihmë shtesë

Shkup, 12 shtator – Me marrëveshjen për sigurimin e ushqimit të cilën e lidhëm në kuadër të Samitit të fundit të Ballkanit të Hapur u angazhuam se nuk do të ketë barriera ndërmjet Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Do të sigurohen produkte të mjaftueshme ushqimore në çdo pikëpamje, ndërsa ashtu do të jetë edhe për qumështin. Mbështetja jonë ose ndryshimi i politikave do të jetë serioz, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski.

Ai në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve nëse do të furnizohemi me produkte ushqimore, theksoi se përmes kësaj marrëveshje, e gjithë ajo që ne nuk e kemi duhet të na sigurohet nga ana e Serbisë ose Shqipërisë, ndërsa atë që ata nuk e kanë ndërsa ne e prodhojmë, ndërsa kemi tepricë, duhet ta ndajmë.

“Në kuadër të marrëveshjes për sigurimin e ushqimit të cilën e lidhëm në kuadër të Samitit të fundit të Ballkanit të Hapur, u formua edhe Komision i cili i analizoi të gjitha kapacitetet e depove të të gjitha tre shteteve, e gjithë kjo me qëllim që t’i sigurojmë qytetarët me produktet themelore në kuadër të këtyre tre vendeve. Ne për 30 për qind propozojmë rritje të subvencioneve themelore për një frymë në kuadër të blegtorisë, i eliminuam të gjitha masat të cilat keqpërdoreshin deri më tani në bazë të të gjitha analizave dhe besoj se ky koncept do të japë mbështetje serioze në pjesën e blegtorisë, si dhe masat e tjera nga programi i zhvillimit rural”, shtoi Nikollovski.

Ai theksoi se do të analizohen situatat vijuese ndërsa për momentin, siç tha, nuk ka ndonjë alarm sa i përket mungesës së produkteve.

Ai bëri të ditur se këtë vit është dyfishuar prodhimi i lulediellit si lëndë e parë për prodhimin e vajit ushqimor. Kontribut të madh për këtë, sipas ministrit, është politika e suksesshme e subvencionimit të fermerëve, e cila u vebndos pas rritjes enorme të çmimit të vajit të gatimit në markete.

“Politikat që u vendosen në fillim të vitit në sektorin e prodhimit të lulediellit janë një nga shembujt dhe bazat e pikërisht këtij koncepti për të cilin po flasim sot, ku subvencionet për sipërfaqe luledielli, subvencionet e përgjithshme, bujqit, prodhuesit mund të marrin nëse ua dorëzojnë përpunuesve të regjistruar. Qëllimi është financimi i lulediellit që do të shërbejë si lëndë e parë për vajin ushqimor dhe do të shfrytëzojmë edhe kapacitetet e përpunuesve tanë vendorë që kanë kapacitet dhe që importojnë”, tha Nikollovski pas konferencës së sotme, në pyetjen e gazetarëve.

Siç tha, bëhet fjalë për prodhim të dyfishuar – rreth 6 mijë hektarë janë sipërfaqet që mbulon mbjellja pranverore.

“Një numër i madh kanë marrë. Të gjithë kanë aplikuar për mbështetje për pleh artificial prej 30 përqindëve dhe presim mbi 10 mijë tonë luledielli, që nënkupton dyfishimin e prodhimit vetëm në një periudhë të shkurtër dhe mbulimin e dy nevojave mujore të shtetit nga importi i lulediellit që kemi”, shtoi Nikollovski.

Related posts

Selami në takim pune me drejtorin e Ndërmmarrjes Publike të Radiodifuzionit Nacional Endrin Saliu

e-max

Kallas: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian

e-max

Konferencë përfundimtare e Koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë”

e-max