GazetaMax
LAJME

Nikollovski: Vaj ka, porositen sasitë e para nga Serbia, importohet edhe nga Rusia, Ukraina dhe Bullgaria

Shkup, 19 prill – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski kumtoi se sot janë porositur sasitë e para të vajit nga Serbia të cilat nesër duhet të gjendet në markete.

Ai edhe njëherë bëri apel qytetarët të mos shqetësohen dhe të mos mbledhin rezerva, pasi vaj, siç tha, ka. Nuk importohet vetëm nga Serbia, por edhe nga Rusia, Ukraina dhe Bullgaria.

“Garantojmë se ka sasi të mjaftueshme. Kemi prodhim të rritur vendor dhe sot kemi import edhe nga Rusia, Ukraina dhe Bullgaria, edhe të vajit për gatim edhe të vajit të parafinuar kështu që nuk ka nevojë për panik dhe për rritjen e rezervave në shtëpi. E kuptojmë shqetësimin, por në mënyrë maksimale është duke u punuar në sigurimin e sasive të mjaftueshme”, potencoi Nikollovski.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, ministri e përsëriti edhe se nëse ka nevojë, krahas dy milionë litrave të parashikuar, do të kërkohet importimi i sasive shtesë të vajit për gatim nga Serbia.

“Vazhdimisht jemi në kontakt me autoritetet serbe. Nëse janë të nevojshme sasi shtesë, presim Qeveria serbe ta miratojë këtë. Presim edhe heqjen e ndalesës për vajin e parafinuar”, nënvizoi Nikollovski.

Sipas tij, dinamika e importit varet nga marrëveshja e partnerëve tregtarë./Zhurnal.mk

Related posts

Në territorin e SPB Manastir janë sanksionuar 51 shoferë nën ndikim të alkoolit

e-max

Fletarrest për të arratisurin, përgjegjësi për burgun e Idrizovës/ Detaje nga rrëmbimi i tetovarit

e-max

2 denarë shtesë për kilogram për subvencionim të rrushit

e-max