GazetaMax
LAJME

Odat ekonomike amerikane të bashkuara për të përmirësuar mjedisin rajonal të biznesit

Shkup, 23 shtator – Odat ekonomike amerikane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Kosovës dhe Serbisë, zhvilluan një takim pune gjatë Konferencës së qyteteve të zgjuara në Tiranë dhe ranë dakord për të përforcuar më tej bashkëpunimin ekonomik dhe për të promovuar mundësitë e zhvillimit.

Odat e ekonomike amerikane u zotuan të vazhdojnë të punojnë së bashku për të krijuar një klimë më të mirë biznesi dhe investimesh, heqjen e barrierave tregtare dhe nxitjen e lëvizjes së lirë të kapitalit, njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, njoftoi sot AmÇam Maqedonia e Veriut.

Odat ekonomike amerikane janë të përkushtuara për avancimin e bashkëpunimit të tyre të ndërsjellë dhe zbulimin e mundësive të pashfrytëzuara që do të rezultonin me përforcim të lidhjeve të tyre të ndërsjella.

Të ballafaquar me sfida të shumta, duke përfshirë sigurinë e energjisë, mungesat e kapitalit njerëzor, ndërprerjen e zinxhirëve të furnizimit, barrierat tregtare, sigurinë kibernetike dhe çështjet klimatike, Odat ekonomike amerikane u bëjnë thirrje liderëve rajonalë që të përshpejtojnë reformat dhe bashkëpunimin në drejtim të harmonizimit të ekonomive të tyre shtetërore me rregullat e Bashkimit Evropian, agjendat e saj digjitale dhe të gjelbra, si dhe përmirësimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thuhet në kumtesën e AmÇam Maqedonia e Veriut.

Related posts

Çfarë është “kapitali i ndryshkur”, a ka tek ne para të tilla

e-max

Ky është ushqimi që i helmoi studentët në konviktin Pellagonia

e-max

Nënshkruhet marrëveshja për ndarjen e mjeteve për ujësjellës në komunën e Likovës

e-max