GazetaMax
LAJME

Osmani: Liria e të gjitha vendeve evropiane sot mbrohet në Ukrainë

Shkup, 27 maj – Liria e Maqedonisë së Veriut dhe e çdo vendi tjetër evropian, sot mbrohet në Ukrainë, prandaj Ukraina meriton të gjithë respektin, ndihmën dhe mbështetjen, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në takim me nikoqirin e tij, Dmitri Kuleba, duke shtuar se shteti ynë që nga fillimi i është bashkëngjitur të gjitha masave sanksionuese ndaj Federatës Ruse.

Siç njoftoi MPJ-ja, temë qendrore e bisedimeve, në këtë takim të dytë të osmanit dhe Kulebës në vetëm disa javë ishte agresioni ushtarak ndaj Ukrainës dhe pasojat e tij në shtetin dhe popullin ukrainas, por edhe më gjerë.

“Bashkëbiseduesit u dakorduan se është fjala për shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe për sulm të rëndë të paprovokuar ndaj sovranitetit të një vendi, por edhe tentim serioz që të shkatërrohen themelet e sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe global”, theksohet në kumtesë.

Osmani dhe Kuleba biseduan edhe për perspektivën evropiane të të dyja vendeve, ndikimin e luftës së Ukrainës në këtë kontekst dhe nevojën që ky proces ta marrë vëmendjen e shtuar, në përputhje me dinamikën e re gjeopolitike dhe të sigurisë.

Gjatë qëndrimit në Kiev, ministri, Osmani e rihapi Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Ukrainë, me çka e njëjta u vendos në funksion të plotë.

“Ky nuk është vetëm mesazh simbolik, por shprehje thelbësore e miqësisë dhe solidaritetit me popullin dhe shtetin ukrainas”, deklaroi Osmani.

Related posts

BDI: Më 8 maj, Mickoskit dhe tellallëve të tij do t’i tregohet vendi

e-max

Autobusët të mbushur plotë, vazhdon migrimi drejt Perëndimit

e-max

Sot opozita debat me Ramën në Kuvend për çështjen McGonigal

e-max