GazetaMax
LAJME

Osmani në takime me zyrtarë të lartë amerikan: Projektet e Dialogut Strategjik me SHBA janë të rëndësishme për luftën kundër korrupsionit

I pari i Diplomacisë së vendit, Bujar Osmani në kuadër të agjendës dyditore në Uashington, ka realizuar takime me Uendi Sherman, Zëvendëssekretare e ShBA-së, si dhe me Derek Shole, Këshilltar i Sekretarit Shtetëror Entoni Blinken në administratën e Presidentit të ShBA-së Xhozef Bajden.

Në takime, Osmani foli për partneritetin strategjik të Maqedonisë së Veriut me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili në maj të vitit 2023 shënon 15 vjet nga nënshkrimi i Deklaratës për Partneritet Strategjik ndërmjet dy vendeve.

“Projektet dhe fushat e dakorduara në kuadër të Dialogut Strategjik me SHBA-në tashmë janë pjesë e programit të punës së Qeverisë, në drejtim të forcimit të institucioneve demokratike, përparimit në sundimin e ligjit dhe luftës kundër korrupsionit”, tha Osmani në takimin me Sherman,

“Falë Dialogut strategjik, Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të bëjë hapa të mëdhenj drejt rritjes së prosperitetit të të gjithë qytetarëve tanë, përmirësimit të sundimit të ligjit, luftës të korrupsionit dhe forcimit të institucioneve tona demokratike”, tha Osmani në takimin me Shole.

Related posts

Nestorovska në takim të Këshillit për bashkëpunim të vendeve anëtare të SELEK-ut

e-max

Fshati Sfillare pa mjek amë, askush nuk e zëvendësoi mjeken që ndërroi jetë

e-max

Viti 2022 dhe gjyqësori si vëlla e motër, asnjëra nuk përmbushi pritshmëritë

e-max