GazetaMax
LAJME

Osmani në Tokio prezantoi parametrat thelbësore të ekonomisë së RMV-së

Tokio, 30 maj – Si anëtare e plotë e NATO-s dhe në prag të negociatave me BE-në, Republika e Maqedonisë së Veriut aktualisht paraqet destinacion atraktiv për biznesin, me potencialin më të madh për zhvillim progresiv dhe mundësi të shkëlqyera biznesi për kompanitë që aspirojnë për të fituar tregun evropian, porositi sot shefi i diplomacisë Bujar Osmani, i cili në kuadër të vizitës së punës në Japoni organizoi forum biznesi në selinë e Organizatës së Tregtisë së Jashtme të Japonisë (JETRO) në Tokio.

Siç kumton MPJ-ja, ministri Osmani prezantoi parametrat thelbësorë të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, si vend me sistem ekonomik dhe financiar stabil dhe me kushte jashtëzakonisht të favorshme për investime të huaja. Ai theksoi pozicionin e shkëlqyer gjeostrategjik të vendit, qasjen e hapur ndaj tregut evropian prej mbi 650 milionë konsumatorësh, kostot e ulëta operative, si dhe fuqinë punëtore shumë të kualifikuar.

Njëherit, ai theksoi se shumë kompani evropiane vitet e fundit me hapjen e objekteve të reja prodhuese në vendin tonë, si dhe me zgjerimin e investimeve ekzistuese, kanë parë avantazhin krahasues të ekonomisë sonë dhe përfitimet që ofron Programi i Qeverisë për investime. Në këtë kontekst, ai nënvizoi se Maqedonia e Veriut është destinacion tërheqës për investitorët e huaj në industrinë e automobilave, por edhe në industrinë e energjisë, IT-së dhe sektorë të tjerë.

“Si anëtare e plotë e NATO-s dhe në prag të negociatave me BE-në, Republika e Maqedonisë së Veriut është destinacion atraktiv i biznesit, me potencialin më të madh për zhvillim progresiv dhe mundësi të shkëlqyera biznesi për kompanitë që aspirojnë të pushtojnë tregun evropian”, tha Osmani.

Manifestimin e hapi kryetarja e JETRO-s, Kazushige Nobutani, ndërsa përveç ministrit Osmani, prezantime kanë bërë edhe drejtori i Përgjithshëm i Përfaqësisë së JETRO-s në Vjenë, Tatsuo Kamino, si dhe Hidenori Vatanabe, drejtor i Zyrës së Përfaqësimit të Kompanisë japoneze për IT, “Uriterity Inc.” në Maqedoninë e Veriut.

Në forumin e biznesit morën pjesë më shumë se tridhjetë përfaqësues të lartë të kompanive të njohura japoneze, përfshirë “Honda”, “Mitsubishi”, “Nipon Koei”, të cilët shprehën interesim të madh për kushtet që i ofron Maqedonia e Veriut për investitorët e huaj.

Related posts

Gjykata Kushtetuese hyn në vitin e ri me përbërje jo të plotë, prezantohet puna e Gjykatës për vitin 2022

e-max

Transportuesit privat nesër do të protestojnë para NPQ-së në autokomandë

e-max

Xhaferi takon Zelenskin: Duhet ta kujtojmë historinë dhe të punojmë që të mos përsëritet

e-max