GazetaMax
LAJME

Osmani nesër në Podgoricë merr pjesë në takimin ministror të SHBA-Kartës së Adriatikut

Podgoricë, 12 Dhjetor – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nesër në Podgoricë do të merr pjesë në takimin ministror të SHBA-Kartës së Adriatikut, që është aktiviteti i fundit në kuadër të kryesimit malazez me Kartën.

Takimi është planifikuar për të diskutuar për stabilitetin e rajonit në kontekstin e situatës aktuale të sigurisë, ndikimin dhe pasojat e agresionit rus në Ukrainë si dhe mënyrat për tejkalimin e tyre.

Në takimin në Podgoricë, Republika e Maqedonisë së Veriut do të merr kryesimin me SHBA – Kartën e Adriatikut. Vendi ynë do të kryesojë Kartën vitin e ardhshëm, kur festohet edhe 20 vjetori i themelimit të kësaj organizate rajonale.

Related posts

Visar Ganiu uron Fitër Bajramin: Ta ruajmë zemrën e shpirtin e pastër në çdo çast

e-max

Stojanoski: Më e pakta që mund të bëjë ekipi ekonomik i qeverisë është dorëheqja

e-max

Policia në Shkup gjobitë shoferët pa patentshofer dhe në gjendje të dehur

e-max