GazetaMax
LAJME

Osmani për vizitë në kampin Adazi në Letoni, në takim me ushtarë nga Maqedonia e Veriut

Shkup, 11 nëntor – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij të punës në Republikën e Letonisë, e vizitoi kampin Adazi, ku si pjesë e Grupit luftarak shumëkombësh të NATO-s, nën komandën e nënkolonelit kanadez, Filip Sauve dhe si pjesë e kontingjentit slloven, marrin pjesë nëntë ushtarë nga Ushtria e Maqedonisë së Veriut (nga ABHO).

Gjatë vizitës në kamp, Osmani u takua me Komandantin e grupit luftarak të NATO-s, Igors Harlapenkovs dhe realizoi takim të shkurtër me ushtarët tanë.

Me këtë rast, Osmani posaçërisht e theksoi rëndësinë e vendimeve të cilat dalin nga Samiti i NATO-s në Madrid, për forcimin e pozitës mbrojtëse të NATO-s me qëllim të ruajtjes së integritetit territorial dhe sovranitetit të vendeve anëtare të NATO-s.

“Pjesëmarrja në grupet luftarake shumëkombëshe, respektivisht prezencës së përforcuar ushtarake në Letoni, flet për përkushtimin tonë për sigurinë dhe stabilitetin e gjithë zonës euro-atlantike, përfshirë edhe pjesën lindore të Aleancës, në një kohë kur është më se e nevojshme”, tha Osmani, duke shtuar se Republika e Maqedonisë së Veriut ka treguar me vepra se ka një përckatim të qartë, që së bashku me aleatët t’i ofrojë ndihmë dhe mbështetje Ukrainës, në bazë bilaterale dhe përmes mekanizmave për ndihmë të cilat i përdor NATO-ja.

Përfaqësuesit e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga qershori i vitit 2022, janë pjesë e Prezencës së Përparuar të Përforcuar në Letoni (Enhanced Forward Presence – EFP) në kuadër të kontingjentit slloven i cili udhëhiqet nga Kanadaja, informojnë nga MPJ-ja.

Related posts

UT për maturantët e Tetovës organizoi turnir në disiplina të ndryshme sportive

e-max

Inspektorët kërkojnë ndryshimin e modelit të mbikqyrjes inspektuese komunale

e-max

Tragjedi/ Shkoi për të punuar në Mal të Zi, gjenë vdekjen 22 vjeçari

e-max