GazetaMax
LAJME

Osmani: Pozitat me Bullgarinë i afruam shumë, do të jetë dëm historik nëse nuk arrihet

Shkup, 7 maj – Ndoshta ky është shansi i vetëm dhe i fundit për të shpëtuar marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, sepse në të ardhmen qeveria do të ketë gjithnjë e më pak energji politike, por edhe e gjithë shoqëria për t’iu përkushtuar një çështjeje që konsumon energji politike, por Sigurisht që i shpenzon edhe qytetarët në këto cikle të vazhdueshme shprese dhe frustrimi, tha ministri i Jashtëm Bujar Osmani në konferencën e sotme për media.

Ministri beson se janë të obliguar që të mos i ekspozojnë qytetarët në zhgënjime  të tilla, siç tha ai, të pafundme dhe se një ditë do të duhet të vihet një vijë, gjegjësisht të thuhet se mjafton.

“Nuk mund të kemi një qasje të tillë në të cilën qeveritë do të jenë tematike, do të merren vetëm me një çështje dhe një shpresë. Do të duhet të fokusohemi brenda, të vazhdojmë brenda me reformat, me evropianizimin e vendit, por nuk do të ketë energji për të vazhduar siç ka qenë deri tani. Dhe ne i themi këtë Bullgarisë se tani ka një dritare mundësie dhe ndoshta një shans të fundit për të shpëtuar atë që kemi ndërtuar në muajt e kaluar dhe për të filluar një kapitull të ri të marrëdhënieve pozitive midis vendeve tona, por edhe BE-së  që duhet të tregojnë se çfarë tjetër”, theksoi Osmani.

Ai theksoi se komunikimi me Republikën e Bullgarisë vazhdon, por edhe me presidencën franceze, e cila është përgjegjëse për menaxhimin dhe koordinimin e procesit gjatë këtyre gjashtë muajve. Osmani shpreson se në javët në vijim do të ketë mundësi për dialog dhe hapa konkret.

Sipas Osmanit, Shkupi, ka bërë gjithçka që mund të bëhet, por edhe atë që nuk mund të bëhej.

“Mendoj se mjafton tashmë. Deri në qershor, për të mos u lidhur me muaj, deri në verë mendoj se duhet të vazhdojmë me përpjekje maksimale që kjo të ketë sukses. Mendoj se është e rëndësishme që opozita të kuptojë momentin. Le të vazhdojmë në mënyrë konstruktive derisa të shterohet kjo mundësi dhe më pas të dalim hapur para qytetarëve, dhe haptazi ndaj BE-së, dhe hapur ndaj Republikës së Bullgarisë që të mos mund të maltretojmë më qytetarët dhe t’i ekspozojmë ata ndaj një procesi të tillë të pritjeve ciklike  dhe zhgenjimeve  duke i plotesuar  te gjitha kushtet. Duhet të dimë se çfarë jemi, nuk mund të jetë më kështu”, ka theksuar Osmani.

Ministri konsideron se  veçanërisht në muajt e fundit i kemi afruar shumë pozitat, që do të jetë dëm historik nëse nuk arrihet, sepse asnjëherë, tha, nuk do të jemi në pozitë më të mirë për tejkalimin e këtyre dallimeve.

Ai theksoi edhe se marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë askush nuk guxon ta vë nën pikëpyetje. Bullgaria, thotë ai, gjithmonë do të jetë fqiu ynë, aleat në NATO dhe gjithmonë do të jetë e rëndësishme të kemi marrëdhënie të mira fqinjësore me to.

Në lidhje me përfshirjen e SHBA-së në marrëdhëniet me Republikën e Bullgarisë, Osmani thotë se SHBA-ja është me të vërtetë fuqishëm e interesuar që ky proces të arrijë dhe konsolidimi evropian i rajonit të vazhdojë, por që nuk ka proces konkret në të cilin SHBA-ja është ndërmjetësues në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Ato marrëdhënie, thotë Osmani, zhvillohen në bazë dypalëshe.

Osmani shtoi se shpreson që në fund të majit do të mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare me Bullgarinë.

Related posts

Rifreskim në kryesinë e ASH-së, njihni me të rinjtë që u bënë pjesë e saj

e-max

LAJMI I FUNDIT/ Arratiset nga burgu ish zv.drejtori i DAP-it Ismet Guri

e-max

Identifikohen personat e përfshirë në ngjarjen që ndodhi në Kumanovë

e-max