GazetaMax
LAJME

Pagesa e tatimit në pronë, lajm i mirë për qytetarët

Zgjatet afati për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë
Departamenti i Tatimit në Pronë ka njoftuar se janë zgjatur afatet për kryerjen e obligimeve të tatimit në pronë.
Siç bëhet e ditur, bazuar në vendimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, afati për lëshimin e faturave të tatimit në pronë zgjatet deri më 31 mars.
Ndërsa afati për paraqitjen e ankesave ndaj faturës së tatimit në pronë dhe certifikatave të vlerave të vlerësuara zgjatet deri më 31 maj 2022.
Afati për pagesën e këstit të parë të detyrimeve të tatimit në pronë zgjatet deri më 30 qershor 2022.
Sipas vendimit të vjetër, afati për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë ka qenë dita e fundit e muajit prill.

Related posts

Haradinaj kundër një marrëveshje për zgjedhjet e 3 prillit, ky është propozimi i tij

e-max

Fiasko për Krenar Llogën: Për herë të parë pas katër viteve në fushën e drejtësisë Raporti i KE-së shënon regres

e-max

Kovaçevski: Ngrohje dhe gaz do të ketë edhe pas 1 janarit

e-max