GazetaMax
Sport

PAMJE: Publikohet videoja e përleshjes së Lacazette dhe Cedric në stërvitje në sezonin e kaluar

Dokumentari “All or Nothing”, që këtë sezon iu kushtua Arsenalit e ka nxjerrë një sekuencë jo shumë të këndshme brenda seancave stërvitore të klubit.
Bëhet fjalë për një përleshje që ndodhi në mes të Alexandre Lacazette dhe Cedric Soares.
Dyshja u konfrontuan fizikisht dhe, për ta ndalur një eksalim të situatës, u desh ndërhyrja e pjesës tjetër të skuadrës.
Gjithçka duket se filloi pas një ndërhyrjeje jo të arsyeshme të francezit në njërin prej lojtarëve të “topçinjve”.
Sulmuesi dukej i “mbushur” mllef dhe e goditi qëllimshëm në këmbë lojtarin duke e rrëzuar përtokë.
Ky moment duket se kaloi, mirëpo një më i rëndë ndodhi pas pak tashmë lojtari i Lyonit kapi nga fyti mbrojtësin anësor.

Intervenimi i shpejtë i pjesës tjetër të skuadrës e qetësoi situatën, mirëpo tregoi shumë për klimën brenda kampit stërvitor të londinezëve.

Related posts

Milan mund ta transferojë Hakim Ziyech për vetëm 10 milionë euro

Gazetamax.mk

ZYRTARE: Prishtina prezanton Belican

Gazetamax.mk

Guardiola e konfirmon marrëveshjen e Zinchenko me Arsenal

Gazetamax.mk