Pandeli Majko sqaron deklaratën e tij: Nuk fola për video erotike, por për kontaktet me krimin e organizuar

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka reaguar pas raportimeve në media lidhur me deklaratat e tij në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, Majko ka mohuar se ka folur për video erotike apo çështje të jetës private të kolegëve, duke theksuar se shqetësimi i tij kishte të bënte me kontaktet e papërshtatshme me krimin e organizuar.

Ai tha se në mbledhje kishte kërkuar që personat e përfshirë në këto kontakte të largohen nga politika.

Majko ironizoi mediat që, sipas tij, i dhanë më shumë vëmendje versionit të videove erotike sesa mesazhit të tij për lidhjet e mundshme me krimin e organizuar.

Burimi:botasot.info