GazetaMax
Uncategorized

Pas 21 vitesh, Apple ndërpret prodhimin e iPod

08:55 11/05/2022Apple ka njoftuar se do të ndërpresë prodhimin e iPod Touch. Kjo pajisje është vlerësuar gjerësisht për revolucionarizimin e mënyrës sesi njerëzit nisën të dëgjonin muzikë.Kur iPod-i i parë u lançua në vitin 2001, ai mund të ruante 1000 këngë. Ndërsa sot, ka më shumë se 90 milionë këngë në shërbimin e transmetimit të Apple.iPod Touch u projektua nga i njëjti ekip që më vonë prodhoi iPhone, i cili shumë shpejt e la në hije iPod-in.Sjellim në vëmendje se në vitin 2019, Apple përditësoi për herë të fundit iPod-in. Gjatë këtyre viteve në treg, ka pasur modele të ndryshme iPod, ku përfshihen Nano dhe Shuffle.“Kjo pajisje kishte “ripërcaktuar se si zbulohet, dëgjohet dhe shpërndahet muzika”, tha Greg Joswiak, nënkryetar i lartë i marketingut në të gjithë botën i Apple.Modeli i parë i iPod-it u nxorr për herë të parë në treg në vitin 2001.“Muzika është një pjesë e jetës së të gjithëve. Muzika ka ekzistuar përgjithmonë. Ajo do të jetë gjithmonë përreth,” tha shefi i Apple Steve Jobs./tvklan.al

Related posts

Gjiganti gjerman i veturave prezanton varkën elektrike

e-max

Manastiri le të jetë pjesë e kujdesit institucional ndaj margjinave tona etnike

e-max

FBI kontrollon ambasadën ruse për spiunët e pakënaqur përmes reklamave në rrjetet sociale

e-max