GazetaMax
LAJME

Pas alarmit për bombë, policia po kontrollon autobusët, më pas lëshohen në qarkullim

Shkup, 19 tetor – Ekipet policore për antiterrorizëm janë në drejtorinë e NQP “Shkupi” në lagjen Autokomandë pas denoncimit nga një i punësuar në ndërmarrje për bombë të vendosur në një prej autobusëve. Me urdhër të MPB-së, sot në mëngjes të gjithë autobusët e NQP “Shkup” ishin tërhequr nga komunikacioni. Pas kontrollit adekuat të sigurisë, autobusët gradualisht po përfshihen në komunikacion.

Nga NQP “Shkupi” informojnë se personi i punësuar në ndërmarrjen e tyre, i cili e ka dërguar kërcënimin është arrestuar nga ana e MPB-së.

“NQP nuk do të lejojë çfarëdo lloj shantazhe, kërcënime, presione dhe përpjekje për sabotim që ta dëmtojnë procesin e punës së ndërmarrjes dhe do të vazhdojë të punojë në interes të qytetarëve. Mbrojtja dhe siguria e të punësuarve në NQP dhe shkupjanët gjithnjë është prioritet i ndërmarrjes”, informojnë nga NQP “Shkupi”.

MPB njoftoi se nga nëpunësit policorë është arrestuar J.I. i punësuar në NQP “Shkup”, pas denoncimit paraprak rreth orës 5 nga NQP “Shkupi”.

“J.I. nga e-maili i tij në e-mailin zyrtar të NQP ‘Shkup’ dhe tek e-mailet e të gjithë drejtorëve, shërbimeve financiare, juridike dhe shërbime të tjera në NQP “Shkup” me kërcënim se për shkak të marrjes jo të rregullt të pagës ka planifikuar të vendos bombë në një autobus të NQP-së, e cila do të shpërthejë sot gjatë protestave”, thuhet në kumtesë.

Related posts

Shpëtohen 4 shpersona që ishin bllokuar në malin Kozhuv

e-max

Java evropiane e imunizimit – shënimi i përparimit dhe potenciali i vaksinave për jetë të gjatë cilësore

e-max

Kovaçevski pranon takim me transportuesit privat por së pari t’i lirojnë rrugët

e-max