Modelja e njohur Bella Hadid dhe i dashuri i saj, kauboji Adan Banuelos, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas rreth dy vitesh romancë.
Sipas Page Six, marrëdhënia e çiftit ka qenë e paqëndryeshme dhe është përshkruar nga burime pranë tyre si “e trazuar”.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se ndarja është e ndërlikuar edhe për shkak të lidhjeve të tyre të biznesit, pasi Hadid dhe Banuelos kanë investuar së bashku në kuaj me vlerë miliona dollarë.
Thashethemet për një krizë në marrëdhënie nisën që në qershor, ndërsa në tetor Banuelos publikoi një postim në Instagram me rastin e përvjetorit të tyre, ku shkruante: “Edhe me gjithë kaosin dhe shëmtinë, ai na dha diçka të pastër dhe të bukur. Të dua, zemër. Do ta kujtoj këtë çdo ditë”.
Në fillim të dhjetorit, Bella Hadid u pa në një event të Banuelos, por pa u shfaqur krah tij. N ë fund të muajit, burime për Page Six konfirmuan se lidhja kishte përfunduar. Gjatë festave të fundvitit, modelja ishte në Aspen me miqtë e saj, pa praninë e Banuelos.
Çifti kishte nisur lidhjen në vjeshtën e vitit 2023, pasi u njohën në një garë në Teksas. Në një intervistë për British Vogue, Hadid kishte treguar për takimin e tyre të parë: “E pashë të hynte dhe ishte si një gllënjkë ajri të pastër”.






