GazetaMax
LAJME

Për shkak të krizës ekonomike, qytarët festat do t’i kalojnë pranë familjeve të tyre

Shkup, 25 Dhjetor – Qytetarët e vendit më shumë parapëlqejnë të presin festat e fundvitit nëpër shtëpitë e tyre, apo jashtë shtetit, ndërsa i ulët është interesim për rezervime nëpër lokalet e vendit. Në një anketë për televizionin Alsat qytetarët thonë se nuk kanë bërë rezervime dhe se do presin vitin e ri me familje e shoqëri.

“ Në shtëpi me siguri.
– Nuk keni rezervuar?
–  Jo, pasi me siguri ashtu është më këndshëm në shtëpi”, tha një qytetar.

“ Me siguri në shtëpi.. unë ndjehem këtë periudhë kështu që këto festa t’I festoj në rrethin e familjes ”, shtoi një tjetër.

“Me siguri në Shkup këtu me shoqërinë… Me shoqërinë në shtëpi, tek ndonjëri”, tha një qytetare..”

“ Në shtëpi me familje, me burrin”, tha një tjetër qytetare.

Gastronomët shprehen të kënaqur me numrin e rezervimeve për festat e fundvitit, por thonë se mysafirët janë kryesisht nga jashtë.

“Mund të themi se kemi rezervim të mirë edhe këtë vit në krahasim me vitin e kaluar, kemi rezervim më të mirë. Zakonisht pjesa më e madhe e mysafirëve janë mysafirë që nuk janë shtetas tonë, kemi mysafirë prej Shqipërie, Kosove, Rumanie, Bullgarie, janë mysafirë të hotelit që do të marrin pjesë edhe natën e vitit të ri, festimet do t’i bëjnë këtu”, tha Firdese Imeri, përfaqësuese e objektit hotelierik.

Nga ana tjetër, agjencitë turistike thonë se për dallim prej viteve të kaluara ku kishte kufizime për shkak të pandemisë, është shënuar rritje e numrit të rezervimeve për udhëtime jashtë vendit.

“Duke  pasur parasysh se qytetarët ishin të kufizuar në vitet e kaluara, në 2020 kishte ndalesë totale, vitin e kaluar kishte akoma masa për shkak të koronavirusit për hyrje në shtete të caktuara, kështu që këtë vit, qytetarët besoj për atë arsye, se janë liruar dhe nuk ka më kufizime për udhëtime, mund të lavdërohemi se është i madh numri i qytetarëve të interesuar për udhëtime jashtë vendit”, u shpreh Ana Maria Aleksova Maleva, Përfaqesuese e Agjencisë turistike.

Destinacionet më të pëlqyera për qytetarët që tashmë kanë rezervuar për të pritur Vitin e Ri janë Beogradi, Budva, Zagrebi, Athina, Budapesti, Viena dhe Milano.

Related posts

1 maji dhe 2 maji festë shtetërore për të gjithë qytetarët

e-max

Xhaferi për Pashkët: Le të mblidhen familjet, le të ndajnë lajme të mira

e-max

Faleminderit besimtarë të respektuar, jeni të mrekullueshëm – Allahu ua pranoftë kurbanët tuaj

e-max