GazetaMax
LAJME

“Përderisa politikanët shqiptarë nuk ulen bashkë, politikanët maqedonas “përgatisin” skenare anti-shqiptare”

Shkup, 12 janar – Ish kryeministri i vendit, revolucionarit që i doli ngjyra pas revolucionarit laraman, Zoran Zaev, është penduar për pensionimin e tij të hershëm, prandaj po flitet për një rikthim të tij në skenën politike por tani me një agjendë krejtësisht të ndryshme prej asaj me të cilën fitoi pushtetin vite më parë. Nëse para disa viteve Zaev e fitoi pushtetin dhe rrëzoi regjimin e Greuvskit në kurriz të shqiptarëve, tani po flitet për një rikthim kontrovers me këtë të fundit, sepse ka të bëjë me një skenar që thënë shkurtë e qartë është kryekëput skenar anti-shqiptarë. Krijimi i një koalicioni të mundshëm me partinë me të cilën nuk kanë asgjë të përbashkët, e përpos kësaj kanë qenë kundërshtarë “shekullorë” është mesazh i qartë që Zaev është në gjendje që të bashkëpunojë edhe me “djallin” që të faktorizojë veten pa çka se me këto veprime tenton të defaktorizojë shqiptarët. Megjithatë, edhe kur flitet për skenarë të tilla që janë anti-shqiptarë ne kujtojmë që liderët shqiptarët në RMV ende e kanë të vëshitrë të ulen në tavolinë pa ndonjë ndërmjetësues, shkruan Zhurnal.

Skenari i përfolur Zaev – Mickovski?

Zaev ka në plan të kthehet në pushtet, të rrëzojë pasardhësin e tij në parti dhe aktualisht kryeministër, Dimitar Kovaçevskin; të bëjë aleancë me kundërshtarin kryesor, liderin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoskin; ta eliminojë politikisht Ali Ahmetin dhe BDI-në e tij dhe ta afrojë formalisht në pushtet një parti margjinale si Lëvizja Besa për të krijuar iluzionin e bashkëpunimit ndër-etnik, kjo sipas AlbanianPost.

Në realitet kush është, Zoran Zaev, çfarë bëri dhe pse iku?

Arritja e tij më e madhe përgjatë mandatit të tij për 4 vite e gjysmë konsiderohet që është anëtarësimi i vendit në NATO, si dhe relaksimi i marrëdhënieve ndëretnike në vend. Ndërkaq, për sa i përket zhvillimit ekonomik e punësimit nuk është se ka pasur ndonjë rezultat produktiv e të suksesshëm që duket në praktikë. Edhe pse në krye të Qeverisë erdhi me të ashtuquajturën “e vërteta për Maqedoninë”, gjatë 4 vite e gjysmë sa ishte në qeverisje nuk u kuptua asnjë e vërtetë. Edhe raste për të cilat kishte konstatuar vetë ai se janë të montuara, nuk u zbuluan e nuk u publikuan asnjëherë të vërtetat për këto raste, por vazhduan të mbesin të montuara dhe shqiptarët dergjeshin ende burgjeve të Maqedonisë së Veriut.

Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut pas disfatës së thellë të partisë së tij, Lidhjes Social-Demokrate (LSDM), në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 31 tetor të vitit 2021 në vend, në të njëjtën kohë ka dhënë dorëheqje edhe nga drejtimi i LSDM-së. Për herë të parë në historinë 30-vjeçare të Maqedonisë së Veriut, një kryeministër ka dhënë dorëheqjen. Që si njeriun më të besueshëm pas tij e kishte një figurë jo shumë të njohur për publikun, edhe pse kishte pozita të ndryshme përgjatë karrierës së tij.

Por, tani rikthimi i tij në skenë është një rikthim i vendit qysh në kohën e Gruevizmit, me plane e skenarë anti-shqiptare. Një skenar i tillë dëmton qartazi komunitetin shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, edhe pse ky mund të jetë vetëm një iluzion e asnjëherë i realizuar në praktikë. Defaktorizimi shqiptarëve, ulja e numrit të ministrive për shqiptarët nga 10 që i kanë aktualisht në nuk dihet sa kanë planifikuar në atë “skenarë” që do tu mbetet vetëm në letër.

Gjendja e LSDM-së aktualisht në opinion është në ulje e sipër, tatëpjeta e LSDM-së u vërtetua pas zgjedhjeve të fundit lokale që kjo e fundit pësoi një disfatë të jashtëzakonshme nga VMRO-DPMNE. Tani, Zaev përmes këtij “skenari” po tenton të rikthej besimin te qytetarët dhe të zbut pakënaqësitë që janë aktualisht në LSDM.

Pra, dikur i njohur si politikani maqedonas i “odave shqiptare” që ishte i mirëpritur në çdo lagje të shqiptarëve, tani më u konsumua si i tillë dhe po nxjerrë një kartë tjetër për tu rikthyer sërish në kampin politik maqedonas. Mbase, kjo do të jetë shumë e vështirë për faktin se Zaev në kampin maqedonas ka një “vulë” për sa i përket marrëveshjes me Greqinë dhe ndryshimin e emrit të shtetit.

Përmes cilës marrëveshje do të ishte arrit një skenarë i tillë?

Kur po flasim për një “skenarë” i cili në fokus ka arritjen e një koalicioni të mundshëm mes LSDM-së dhe VMRO-së si partitë kundërshtare më të mëdha në vend, kjo gjë është për habi dhe çudi. Sidomos, tani në kohën kur VMRO-DPMNE është e fuqizuar dhe po gëzon një rejting të jashtëzakonshëm në skenën politike në vend, duke u radhit si partia e parë më e madhe dhe më e pëlqyer prej qytetarëve. Ndërkaq, LSDM ka rënë në humnerë.

Kur analizohen gjendjet e të dy partive politike maqedonase një koalicion i tillë normalisht nuk duhet të ndodhë, pasi VMRO me një veprim të tillë do ta ndihmonte LSDM-në. Por, eventualisht në rast të realizimit të një koalicioni të tillë atëherë kemi të bëjmë me gjendjen jo stabile përbrenda VMRO-së apo turbulencave që Mickovski tenton ta shpëtojë veten e tij. Prandaj, Zaev si politikan i dështuar dhe Mickovski si politikan i rrezikuar mund të arrijnë një marrëveshje të tillë që mund të jetë në favor të dyanshëm.

Por, edhe përkundër këtij “skenari” e koalicioni sërish Qeveri pa shqiptarët nuk mund të formohet, e as partitë shqiptare opozitare nuk mund të joshen me dy apo tre pozita, sepse tani gjendja e shqiptarëve në aspekt të përfaqësimit në pozita është në nivelin e duhur. Ku shqiptarët udhëheqin me 10 ministri, dhe e kanë pozitën e dytë më të rëndësishme në shtet atë të kryetarit të Kuvendit.

Mickovskit po i pengon udhëheqja e institucioneve nga shqiptarët –

Kujtojmë që, Mickovski duke iu referuar ndikimit të Bashkimit Demokratik për Integrim, lidhur me vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare tha se kjo nuk varet nga askush tjetër përveç marrëveshjes së tij me kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Ndërkaq, Kovaçevski nuk mund të ishte kryeministër pa miratimin e BDI-së.

Mes tjerash ai thotë që e ardhmja e vendit duhet vetëm ta ndërrojë selinë nga BDI-ja të varet prej VMRO-së, harron që qytetarët janë ata që e kanë të ardhmen e vendit në dorë. Qytetarët të bëjnë kryeministër qytetarët të bëjnë azilant.

“Të ardhmen e Maqedonisë sonë do ta krijojmë në bazë të nevojave të qytetarëve. Prandaj kërkojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse nuk do të lejojmë që në Reçicë të Vogël të krijohet e ardhmja. Jam i sigurt se në zgjedhje do t’i fitojmë 61 deputetë”, ka thënë Hristijan Mickovski, lider i VMRO-së në emisionin “Top Tema”, muaj më parë.

Por, e ardhmja e vendit krijohet në Kuvend, as në Reçicë e as në seli të VMRO-së, Kuvendi është vendi në themelet e të cilit është Kushtetuta e vendit. Nuk mund të jesh mbi Kuvend nëse nuk shkel mbi Kushtetutë, e nëse e shkel Kushtetutën përfundimi i secilit mund të jetë në burgjet e vendit ose azilet e Hungarisë. /Zhurnal.mk

Related posts

Vendi më i varur nga eksporti i rrymës

e-max

Ajri në Kërçovë i ndotur, është tejkaluar pragu i alarmimit të grimcave PM10

e-max

Përpjekje e re për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të lartë publik

e-max