GazetaMax
LAJME

Pesëdhjetë milion euro nga BEI për projekte infrastrukturore në komuna

Shkup, 23 nëntor – Ministria e Financave dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sigurojnë 50 milionë euro përkrahje direkte financiare për komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut për realizimin e projekteve për përmirësimin e infrastrukturës ujore. Sot, u nënshkruan marrëveshjet për realizimin e këtij projekti nga ministri i Financave, Fatmir Besimi, nënkryetarja e BEI-t, Liljana Pavlova dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, në prani të ambasadorit evropian David Gir.

“Kjo marrëveshje, e cila konfirmon përkrahjen e vazhdueshme të BEI-t për Republikën e Maqedonisë së Veriut, ofron 50 milionë euro të reja përkrahje direkte financiare për Qeverinë e RMV-së, që do t’u shpërndahet komunave dhe komunave të qytetit të Shkupit si donacion për realizimin e projekteve të infrastrukturës komunale. Ky projekt është pjesë e politikave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për zhvillim të balancuar rajonal dhe pritet që përmes investimeve në infrastrukturën komunale të stimulohet zhvillimi i komunave në vend”, tha ministri Besimi gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve.

“Kushtet me të cilat do t’i ndahet huaja Republikës së Maqedonisësë Veriut janë jashtëzakonisht të favorshme. Periudha e shlyerjes është deri në 25 vjet, duke përfshirë periudhën grejs deri në pesë vjet. BEI është partner i rëndësishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në realizimin e projekteve prioritare në fushën e energjetikës, lidhjes infrastrukturore, tranzicionit të gjelbër, si dhe në rritjen e konkurrencës së kompanive vendore”, thonë nga Ministria e Financave.

Ministri Besimi në nënshkrimin e marrëveshjes, theksoi se kjo marrëveshje, e cila është konfirmim i mbështetjes së vazhdueshme të BEI-së për vendin, ofron 50 milionë euro të reja mbështetje direkte financiare për Qeverinë, të cilat do t’u shpërndahen komunave si një donacion për realizimin e projekteve të infrastrukturës komunale.

“Ky projekt është pjesë e politikave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për zhvillim të balancuar rajonal dhe pritet që përmes investimeve në infrastrukturën komunale të stimulohet zhvillimi i komunave në vend”, tha ministri Besimi.

Nënkryetari i BEI-t thekson se ky është një investim strategjik për vendin me mbështetjen e ekipit evropian dhe është prioritet për ofrimin e kushteve më të mira të jetesës për qytetarët, si dhe për rrugën drejt BE-së dhe harmonizimin e standardeve evropiane. Kjo do të ndihmojë, thekson Pavlova, për të siguruar burime financiare për sektorin e infrastrukturës ujore dhe për t’u siguruar partnerëve tanë vendorë një burim financiar afatgjatë për të plotësuar nevojat dhe qëllimet e tyre të qëndrueshme.

Mjetet e siguruara nga kjo linjë kreditore do të implementohen përmes Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

“Tashmë kemi filluar të identifikojmë nevojat e pushtetit vendor dhe presim që ato të tregojnë pjekuri dhe kapacitete të mjaftueshme për të siguruar dokumentacionin e nevojshëm të projektit në mënyrë që të kemi një zbatim të shpejtë dhe të suksesshëm, i cili nga ana tjetër do të varet nga tërheqja e investime të reja në dispozicion. Sigurimi i ujit të pijshëm të pastër për të gjithë banorët është një nga prioritetet kryesore në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, theksoi ministri Nuredini.

Që nga viti 1991, BEI ka përkrahur ekonominë tonë me mbi një miliard euro investime në projekte kyçe të infrastrukturës, si dhe ka përkrahur kompanitë e vogla dhe të mesme, ndërsa aktualisht përkrahja e saj në projektet e sektorit publik është rreth 200 milionë euro.

Related posts

Ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor i pashmangshëm, Parlamenti Evropian bën thirrje për mbrojtje!

e-max

BDI mban zgjedhje të drejtpërdrejta partiake në dhjetë degë

e-max

Mariçiq nga Strazburgu: Rolin e Parlamentit në negociatat aderuese do ta definojmë me Memorandum për bashkëpunim

e-max