GazetaMax
LAJME

Petkovska: Kthimi i reklamave qeveritare nuk mund të zgjidhë gjendjen katastrofale tek mediat

Shkup, 18 prill – I kemi të qarta pasojat nga krijimi i rrjetit të mediave të korruptuara të cilat në mënyrë servile i shërbejnë pushtetit, e kjo e fundit ua kthen me para për reklama. Zgjidhja nuk është në atë të hiqet neni 102 që të munden edhe mediat lokale dhe rajonale t’i paguajnë shërbimet për përcjelljen e komunikatave nga autoritetet lokale. Nevojiten zgjidhje strategjike, të qëndrueshme për mbijetesë ekonomike të sferës mediatike. Kështu shprehet Biljana Petkovska, drejtoreshë e Institutit Maqedonas për Media në intervistën javore të REL, transmeton Zhurnal.

Ajo në intervistë shprehet se edhe pas 20 viteve, kishin shpresuar që gjendja të jetë më e mirë nga ajo që realisht është sot mirëpo krahasuar me periudhën prej para 20 viteve, ata janë krenarë që në Maqedoni ka me të vërtetë numër të madh të gazetarëve kualitativ të cilët me profesionalizmin e tyre mund të qëndrojnë krah për krah me gazetarë të njohur botërisht.

“Institucionet në këtë shtet më së shumti dështojnë kur bëhet fjalë për çështjet lidhur me sferën mediatike dhe krijimin e sistemit dhe ambientit për funksionimin e mediave. Për atë si është vendosur tregu i mediave, nga ajo si implementohen ligjet, nga marrdhënia e Prokurorisë, policisë, mënyra si veprojnë gjykatat.. Bëhet fjalë për disa çështje të cilat kërkojnë trajtim serioz nga ana e shtetit dhe në fakt tregojnë si shteti sheh në mediat dhe gazetarinë në fushën e përgjithshme shoqërore. Ata ende nuk e kanë pozitën dhe vendin që u takon në një ambient demokratik”, thotë Petkovska.

Ajo ankohet se nuk ka zgjidhje ligjore për rastet e dhunës ndaj gazetarëve.

“Një numër i mirë i rasteve nuk janë zgjidhur. Organizatat vazhdimisht apelojnë dhe paralajmërojnë për rrezikun e cila krijon një praktikë të jotolerancës, praktikës së dënimit e cila më pas rezulton me dhunë konkrete mbi gazetarët dhe punonjësit mediatik”, thotë ajo, transmeton Zhurnal.

Në pyetjen si do të ndikojnë mbi pavarësinë e mediave, ndryshimet e ligjit për shlyerjen e ndalesës për reklamim, ajo potencon se kanë qëndrim principiel për këtë çështje duke cekur përvoja nga qeverisja e Gruevskit.

“Ne kemi qëndrim principiel lidhur me këtë çështje dhe thirremi në përvojën e hidhur që e kemi nga pushteti i VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevski. Të qarta janë pasojat nga krijimi i rrjetit të mediave të korruptuara të cilat në mënyrë servile i shërbejnë pushtetit e kjo e fundit ua kthen me para për reklama. Për këtë qartë paralajmërojmë si rrezik potencial, sepse do të ishte iluzore t’i përsëritim të njejtat gabime sikur shteti. Është pikëpyetje nëse hasim në mirëkuptim nga mediat dhe autoritetet, flas për të gjitha mediat relevante, organizatat e esnafëve. Por e jona është të paralajmërojmë se duhet të gjenden mekanizma të tjera për zgjidhjen e një gjendje të rëndë ekonomike në të cilën gjenden mediat. Mirë është që gjatë kohës së krizës ishin ulur shumat për kontribute për të punësuarit në media. Agjencia e Mediave ka ulur të dhënat të cilat radiodifuzerët i kanë ndaj tyre për licencat. Propozojmë të formohet Fond për Media, ku qasje od të kenë të gjitha mediat të cilat kanë ide të mirë të krijojnë dhe të ofrojnë përmbajtje kualitative. Propozojmë të ulen të dënat, të ulen tatimet dhe në këtë mënyrë të ndikojë në uljen e harxhimeve, përmirësimin e gjendjes ekonomike, mirëpo asgjë nga kjo nu kështë realizuar e as të ketë paralajmërime që të bëhet një gjë e tillë”, thotë Petkovska.

Ajo shton se gjendja është e vështirë veçanërisht në mediat lokale dhe rajonale të cilat janë në pragtë mbylljes.

“Pothuajse nuk ekziston medium lokal dhe rajonal i cili nuk ankohet dhe paralajmëron mbyllje, sepse kushtet lokale për gjenerimin e mjeteve në bazë komerciale janë pothuajsetë pamundura. Neve na mungon një dialog i gjerë shoqëror për këtë çështje. Zgjidhja nuk është në atë të shlyhet neni 102 që të munden mediat lokale dhe rajonale t’i paguajnë shërbimet për përcjelljen e kumtesave nga autoritetet lokale. Kjo është joserioze për diskutim. Nevojiten zgjidhje strategjike, të qëndrueshme për mbijetesë ekonomike të sferës mediatike ku duhet të kyçet edhe shteti, sepse sipas ligjit shteti është përgjegjëse për t’u kujdesur për krijimin e ambientit dhe kushteve për funksionim të mediave, kuptohet të përfshihen dhe mediat dhe të gjitha institucionet tjera relevante”, ka deklaruar Petkovska./Zhurnal.mk

Related posts

Arsimtari godet nxënësin në një shkollë të fshatit Përshefcë

e-max

Kovaçevski konfirmon: Mund të ketë zgjerim të koalicionit Qeveritar

e-max

Padi penale kundër 32 vjeçarit nga Studeniçani, i punësuar në Drejtorinë e Librave Amë

e-max