GazetaMax
LAJME

Petkovski ka frikë se edhe bullgarët do kërkojnë gjuhë zyrtare

Shkup, 20 Nëntor – Është e mundur që bullgarët të përdorin pasaportat bullgare që kanë maqedonasit për të kërkuar që gjuha bullgare të jetë gjuhë zyrtare në Maqedoni.

Tito Petkovski, ish-kryetar i Kuvendit dhe ish-kryetar i partisë në pushtet, NSDP ka dalë dje me këtë qëndrim gjatë intervistës për Kanal 5.

Petkovski mendon se sipas tij, nuk ka arsye pse bullgarët të përfshihen në Kushtetutën e vendit.

– Nuk e di se cili është qëllimi i Bullgarisë, por nuk është rastësi që partitë shqiptare po komplotojnë ndryshimin e Kushtetutës në marrëveshjen kuadër. Nëse tani është gjuha shqipe, nesër edhe gjuha bullgare mund të jetë gjuhë zyrtare – tha Petkovski.

Por, Petkovski theksoi se ky është vetëm supozim i tij dhe se nuk ka njohuri konkrete për këtë situatë.

Related posts

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë pritet rreth 30 minuta

e-max

13 pemë në Shkup për 13 vjetorin e marrëdhënieve Maqedoni-Kosovë

e-max

Vazhdon debati për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues në seancën e 88-të

e-max