GazetaMax
LAJME

Petrovska: SHBA-ja është partner i jonë shumëvjeçar, do ta intensifikojmë bashkëpunimin

Shkup, 24 qershor – SHBA-ja është partnerë i jonë shumëvjeçar me të cilin ndërtojmë politikë të besimit të përbashkët, tha ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska në paraqitjen e saj para Komisionit parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri në të cilën informoi për disa pika kryesore nga vizita e saj në Uashington.

Seanca që është mbajtur atje, siç informojnë, është vendosur për mbrojtjen dhe sigurinë në dy fusha – zhvillimi i kapaciteteve dhe stërvitje për kapacitetet e Armatës dhe mbrojtjes sajber.

Ministrja informoi se biseda e përbashkët me SHBA-në që kanë pasur, janë sjell disa konkluzione në lidhje me reformat dhe proceset për zbatimin e synimeve të NATO-s për aftësimin. Atje është vlerësuar se punohet në mënyrë kualitative për reforma.

Të dy palët si partnerë strategjikë janë dakorduar për bashkëpunim të përbashkët për stërvitje, trajnime por edhe për investime.

“SHBA-ja e verifikoi atë që deri më tani është arritur në lidhe me modernizimin e Armatës. U soll vendim për 20 milion dollarë shtesë përmes një nga programet për mbështetje dhe në mënyrë shtesë edhe për 10 milion dollarë, Këto mjete financiare do të jenë për ato projekte që tani më kanë filluar dhe do të thotë përforcim shtesë për kapacitet e armatës tonë”, informoi Petrovska.

Ajo konfirmoi se është paralajmëruar në korrik do të arrihen gjashtë JLTV automjetet e para për Armatën e Maqedonisë së Veriut.

Ministrja Petrovska poashtu informoi edhe për buxhetin e mbrojtjes, me çka tha se do të jetë i qëndrueshëm edhe për vitin e ardhshëm do të arrihen përqindje e planifikuar të BPV-së.

Në lidhje me ndërtimin e kapaciteteve, ministrja konsideron se kjo është e rëndësishme për atë i përkushtohet vëmendje e madhe.

Në lidhje me sigurinë sajber, Petrovska thotë se e morën mbështetjen e SHBA-së përmes programeve dhe projekteve që tani më janë në vijim dhe janë afatgjate, dhe paralajmëroi se të njëjtat do të vazhdojnë, 4 milion e gjysmë dollarë janë siguruar për vazhdimin e këtyre projekteve.

“Bashkëpunimi me SHBA-në do të vazhdojë dhe do të intensifikohet edhe më tej”, nënvizoi Petrovska

Related posts

Kovaçevski – Shole: Partneriteti strategjik asnjëherë më i fuqishëm

e-max

Zëvendës drejtori Ademi merr pjesë në Debatin publik për draft-versionin e Ligjit për revizion shtetëror

e-max

Bëhen gati për fillimin e gjysëm vjetorit të dytë

e-max