GazetaMax
LIFESTYLE

Poezia e javës / Frost: Hyr

Teksti është pjesë nga eseja e gjatë e Brodskit, On Grief and Reason, përkitazi me poezinë e Robert Frost-it

HYR

Kur arrita te skaji i pyllit,

muzikë – dëgjo!

Tash, nëse jashtë veç po errej,

brenda ishte terr.

Tepër terr që aty një zog

me një lëvizje krahu

të mund ta gjente një sit më të mirë për natën,

sado që ende mund të kpndonte.

Flakërima e fundit e diellit

që kishte vdekur në perëndim

jetonte ende edhe për një këngë tjetër

në gjoksin e një tushe.

E në këtë terr të dendur shtyllash

rridhte muzika e tushës –

gati si një thirrje për të hyrë

në terr dhe në vaj.

Por jo, unë isha jashtë në kërkim të yjeve:

unë s’do të hyja.

S’do ta bëja edhe po të më kërkohej,

e kërkesa nuk më kishte ardhur.

Related posts

Zbulohet, ky ishte i dashuri i Loredanës para Mozzikut

e-max

Disa sekrete që fëmijët ta duan shkollën

e-max

Test: A jeni emocional apo i “ftohtë”

e-max