GazetaMax
SPORT

“Poshtë i ka ra katuni” – PSG i thotë Neymarit të gjejë skuadër, e ofron në Serie A

Paris Saint-Germain nuk e do Neymarin në skuadër.
Tash e sa javë flitet për një largim të mundshëm të Neymar nga PSG, ndonëse braziliani preferon qëndrimin.
Së fundmi, tabloide angleze raportojnë se PSG i ka thënë Neymar të gjejë një skuadër të re.
Madje, thuhet se vet parisienët kanë ofruar lojtarin te skuadra e Juventus.
Massimiliano Allegri thuhet se është duke shqyrtuar seriozisht opsionin për ta marrë lojtarin në ‘Allianz Stadium’.
5 vite pasi paguan 222 milionë euro për të, PSG tashmë nuk e do më brazilianin në skuadër.
Mbetet të shihet se ku do të jetë e ardhmja e 30 vjeçarit brazilian, ndonëse PSG nuk përjashtohet krejtësisht si opsion. Lojtari ka akoma kontratë valide me PSG.

Related posts

Futboll: Imamët shqiptarë fitojnë 8 me 2 ndaj pastorëve zviceranë

e-max

Southgate telefonon Jamesin për t’i kumtuar lajmin se nuk përfshihet në listën e Anglisë për në Kupën e Botës

e-max

Portugalia eliminon Maqedoninë e Veriut

e-max