GazetaMax
LAJME

Prezantohet platforma Etransport/ Rexhepi: Qytetarët të kontrollojnë dhe denoncojnë kompanitë transportuese që shkelin ligjin

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ofron portalin Https://etransport.mtc.gov.mk përmes së cilit qytetarëve ju mundësohet kontrollimi i transportuesve që bartin udhëtarë dhe mallra në komunikacionin rrugor vendor dhe ndërkombëtar.

Duke kontrolluar emrin e personit juridik, portali publik shfaq të dhënat për emrin e saktë të personit juridik, numrin unik të identifikimit të personit juridik, selinë e personit juridik, licencën/at që posedon transportuesi në varësi të llojit të transportit,, numrin e licencës dhe vlefshmërinë e licencës.

Të gjithë personat fizikë dhe juridikë mund t’i raportojnë parregullsitë në:

– zvejni@dti.gov.mk në Inspektoratin Shtetëror të Transportit

– 197 në Drejtorinë doganore 24/7,

– +38970265192 ose dezuren_nkcgu@moi.gov.mk në Qendrën Kombëtare Koordinuese për Menaxhimin e Kufirit 24/7

– 192 në Ministrinë e Punëve të Brendshme 24/7

Mbetemi të përkushtuar në zhvillimin dhe digjitalizimin e shërbimeve administrative në mënyrë që qytetarëve të ju ofrojmë shërbime sa më efikase dhe të jua lehtësojmë qasjen në këto shërbime.

Related posts

Sjellje ksenofobik, thirret në Prokurori kryetar i Lëvizjes “Koncepti maqedonas”

e-max

Ekip ekspertësh për sanksione arriti nga Amerika, do të mbikqyrë punën e gjyqësorit

e-max

Samiti i qershorit/ Hapja e negociatave, Arsovski: Ka gjasa, nuk përjashtohet as zhgënjimi

e-max