GazetaMax
LAJME

Procedurë disiplinore kundër një ish-prokurori dhe dy prokuroreve nga PTHP PKOK

Shkup, 23 dhjetor – Komisioni për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të prokurorit publik në kryerjen e funksionit në Prokurorinë Publike, ka marrë Vendim me të cilin nis procedurë disiplinore kundër ish-prokurorit publik themelor të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe ndaj dy prokurorëve të tjerë nga kjo Prokurori.

“Me propozimin e prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Komisioni mbajti seancë dëgjimore ku shqyrtoi raportin me shkrim nga informatori rreth propozimit për fillimin e procedurës disiplinore dhe deklaratat me shkrim të prokurorëve publikë, pas së cilës u konkludua se ekziston dyshimi i bazuar se tre prokurorët publikë kanë bërë shkelje të rëndë disiplinore nga neni 91 paragrafi 6 i Ligjit për Prokurorinë Publike”, njoftoi sot Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kundër këtij vendimi të Komisionit, theksohet në komunikatë, nuk lejohet ankimim.

Si fazë e radhës të procedurës, Komisioni do të caktojë seancë në të cilën parashtruesi i propozimit për ngritjen e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe tre prokurorët publikë, të cilët kanë të drejtë të paraqesin dëshmitë e tyre dhe menjëherë të japin deklarata lidhur me propozimin e parashtruar.

Related posts

E fundit/ Shkarkohet drejtori organizativ i Klinikës Universitare të Sëmundjeve të Fëmijëve

e-max

Dialogu, “Ilaçi” i çështjeve të hapura Shkup – Sofje

e-max

Studentët marshuan për kushte dhe standarde më të mira

e-max