GazetaMax
LAJME

Prokuroria cakton Iskra Haxhi Vasilevën si person kontaktues për rastet me sigurinë e gazetarëve

Shkup, 4 tetor – Gavril Bubevski, prokurori themelor publik i PTHP-Shkup, e emëroi Iskra Haxhi Vasilevën, prokuroren publike nga i njëjti institucion, për person kontaktues në lidhje me rastet që kanë të bëjnë me sigurinë e gazetarëve, të cilat janë në kompetencë të Prokurorisë Themelore Publike-Shkup, informojnë nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë.

Vendimi, i cili ka mbërritur në adresën e SHGM-së është marrë në bazë të konkluzioneve nga takimi i Bubevskit me përfaqësuesit e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punëtorëve Medialë, që u zhvillua më 27 maj të këtij viti.

“Prej vitesh, SHGM-ja ka punuar vazhdimisht në fushata për ndërgjegjësimin për situatën e gazetarëve dhe punonjësve në media, ku theksi vendoset në sigurinë e gazetarëve, si dhe në problemin e mosndëshkimit të sulmuesve. Pikërisht për këto arsye, një nga rekomandimet e SHGM-së për PTHP-Shkup ishte themelimi i një departamenti të veçantë me qëllim të rritjes së sigurisë së gazetarëve. E gjithë kjo është në përputhje me rekomandimet e Këshillit të Evropës me qëllimin përfundimtar – të inicojë ndryshime sistematike për të përmirësuar situatën aktuale”, thonë nga SHGM.

Prej aty shtojnë se prokurorja publike Haxhi Vasileva ka kompetencë që të monitorojë procedurën në rastet, në të cilat në cilësi të të dëmtuarve, dëshmitarëve ose personave të denoncuar, paraqiten gazetarë që kryejnë detyrat e tyre të punës.

Në vendimin thuhet se PTHP-Shkup dhe prokuroritë e tjera publike do të kenë prioritet në trajtimin e rasteve që kanë të bëjnë me sigurinë e gazetarëve dhe do të vazhdojnë të përmirësojnë bashkëpunimin me shoqatat e gazetarëve në këtë drejtim, me qëllim të sanksionimit të çdo kërcënimi penalo-juridik të lirisë së shprehjes.

Related posts

Për hyrje dhe dalje nga vendi pritet deri në një orë

e-max

Edhe Maqedonia e Veriut pas dronëve Bayraktar

e-max

Është i nevojshëm konsensus për çështjen e integrimit në BE

e-max