Saturday, April 25, 2026

Lajmi në kohë reale

Promovohet libri akademik i Rijad Bejtulla: “Krimi i Organizuar në kontekst rajonal dhe ndërkombëtar”

Në një atmosferë të veçantë dhe me pjesëmarrje të madhe të miqve, familjarëve, dashamirëve dhe të ftuarve të shumtë, është promovuar libri më i ri akademik i autorit Rijad Bejtula me titull “Krimi i Organizuar në kontekst rajonal dhe ndërkombëtar”.

Ky botim trajton një nga temat më të ndjeshme dhe më aktuale të kohës, duke sjellë analizë profesionale mbi fenomenin e krimit të organizuar, ndikimin e tij në rajon dhe përmasat ndërkombëtare.

Autori ka shprehur mirënjohje të veçantë për të gjithë ata që e mbështetën në këtë rrugëtim, duke falënderuar familjen, miqtë, dashamirët dhe të gjithë pjesëmarrësit që kontribuuan në suksesin e promovimit.

Promovimi u vlerësua si një ngjarje me rëndësi akademike dhe shoqërore, ndërsa libri pritet të zgjojë interes të madh te studiuesit, studentët dhe publiku i gjerë.

Latest Posts

Mos e humb lajmin