Friday, April 17, 2026

Lajmi në kohë reale

Protesta kombëtare e opozitës, mbi 20 persona të shoqëruar nga policia

Protesta kombëtare e opozitës, po shkon drejt fundit të tubimit të saj. Bëhet me dije se mbi 20 persona të shoqëruar nga policia, drejt ambienteve të komisariatit.

Ata janë shoqëruar për shkak të veprimeve të kryera gjatë protestës, ndërsa disa prej tyre janë kapur me një çantë me molotovë. Në protestë janë lënduar edhe disa deputetë demokratë.

Konkretisht të plagosur në spital janë dërguar Luçiano Boçi, nënkryetar i Partisë Demokratike, deputeti Klevis Balliu dhe Aulon Kalaja, drejtues i Departamentit të Familjes, ndërsa është lënduar edhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, bashkë me dhjetëra qytetarë.

Latest Posts

Mos e humb lajmin