GazetaMax
LAJME

Qeset e plastikës gjithandej, ligji për largim të përdorimit nuk po përdoret sepse qeset janë në përdorim!

Shkup, 27 dhjetor – Në dhjetor mbushet një vit nga hyrja në fuqi e ndalesës së përsëritur të qeseve plastike. Si edhe gjatë ndalesës së parë nga viti 2013, edhe pas ndalesës nga viti 2021, përdorimi i qeseve plastike vazhdon. Si të mos ekzistojë ligji si dhe të mos ekzistojë problemi i ndotjes me plastikë, bëhet e ditur në kumtesën e Nismës për Lirimin nga Përdorimi i Plastikës. Çështjet mjedisore shpesh herë në vendin tonë trajtohen si çështje jo të rëndësisë parësore, por si diçka dytësore apo edhe më shumë se kaq. Qeset e plastikës ekzistojnë gjithandej ajo çfarë ka ndryshuar është vetëm çmimi i tyre, që tani shiten me një çmim shumëfish më të lartë. Ajo që nuk kuptohet është fakti se nëpërmjet kësaj iniciative qëllimi është që qytetarët të dëmtohen materialisht apo të ruhet shëndeti i tyre. Që faktikisht me që qeset janë prezentë ende dyshohet për të parën më shumë, shkruan Zhurnal.

Qeset e plastikës kudo prezent!

Sipas Entit të Statistikës, në vitin 2021 është prodhuar sasi enorme prej 5.800 tonë qese dhe thasë plastike, gjegjësisht çdo ditë nga 16 tonë të pabesueshme, ndërsa prodhimi i tillë i tepruar dhe konsumi i qeseve plastike me tempo të ulur, siç qëndron në kumtesë, vazhdoi edhe këtë vit.

Sipas Iniciativës për Lirimin nga Përdorimi i Plastikës, hapi i vetëm pozitiv që është bërë është sa i përket të ashtuquajturave qese plastike biodegraduese të cilat shiten në arka. “Edhe pse vazhdoi përdorimi edhe i këtyre qeseve, ulja është e dukshme. Kjo ka të bëjë, përveç çmimit që paguhet për to, edhe për njohuritë e qytetarëve se ekziston alternativë për përdorimin e qeseve plastike, çantat e pëlhurës”, theksohet në kumtesë.

Por ky përmirësim, siç thonë nga Nisma, nuk reflektohet në përdorimin e qeseve të tjera plastike.

“Pas zbatimit afatshkurtër të ligjit me lëshimin e qeseve prej letre për pemë-perime, pasoi shpejt rikthimi i qeseve plastike të ndaluara, shpeshherë e shoqëruar me tentativën tragjikomike për të anashkaluar ligjin duke i prerë dorezat. Në këtë mënyrë edhe është rritur sasia e përgjithshme e qeseve plastike, pasi qeset e tilla janë jopraktike, grisen më lehtë, ndaj shumë qytetarë thjesht i hedhin duke krijuar mbeturina shtesë plastike”, thuhet në kumtesë.

Nga Nisma vlerësojnë se arsyeja kryesore për shkeljen e ligjit është mosnjohja e alternativës së qëndrueshme e qeseve plastike gjatë blerjes së pemëve dhe perimeve. Nga Nisma për Lirimin nga Përdorimi i Plastikës, theksojnë se problemi i ndotjes me plastikë është problem serioz.

Dhe, meqë kemi të bëjmë me një problem serioz që në mënyrë direkte dëmton cilësinë e ajrit e në përgjithësi ambientin, masat kundër këtij problemi janë të padukshme dhe nuk veprohet në mënyrën e duhur. Por, sipërfaqësisht janë marrë masa që janë aspak efektive përkundrazi janë kontra produktive duke dëmtuar qytetarët materialisht, por që nga aspekti mjedisor mbeten sërish të dëmtuar në të njëjtën masë.

Si është gjendja e mjedisit në RMV?

Ndotja e ajrit është shkaku më i madh i vdekshmërisë së parakohshme dhe rritja e numrit të sëmundjeve tek njerëzit. Është rreziku më i madh ekologjik për shëndetin e qytetarëve në Evropë, ku sipas të dhënave të EEA dhe OBSH, është shkaku i rreth 400,000 jetëve të humbura në mënyrë të parakohshme. Sipas analizës së Bankës Botërore, ndotja e ajrit kushton shtetin rreth 2.5% të PBB vjetore për shërbime shtesë të kujdesit shëndetësor, ose 300 milionë euro në vit.

Për shkak të një numri faktorësh socio-ekonomikë, ndotja e ajrit po rritet nga viti në vit, situata po përkeqësohet dhe bëhet alarmante. Analiza të caktuara dhe modelimi i shkarkimeve të substancave ndotëse për ngrohjen e familjeve në luginën e Shkupit tregojnë se ndotja do të rritet me 30% deri në vitin 2025 përveç nëse nuk marrin masa të menjëhershme sistematike për të reduktuar emetimet. Këto shifra do të jenë edhe më të larta nëse emetimet do të shtohen nga sektorë të tjerë, siç është transporti, pjesa e ndotjes të të cilit po rritet më së shpejti çdo vit.

Cilat janë dëmet që shkaktohen nga përdorimi i qeseve të plastikës?

Ndotja nga plastika është një lloj ndotjeje e ngadaltë dhe përbën një rrezik të heshtur me pasoja që po shihen gjithnjë e më shumë të pranishme në ndotjen e mjedisit që na rrethon, si në pjesën detare, atë tokësore dhe ajrore. Plastika përfshin një shumëllojshmëri materialesh të ndryshëm nga njëri-tjetri, duke filluar nga më të dobishmit deri tek më të rrezikshmit. Disa janë të përdorshëm për vetëm një herë dhe për një kohë të shkurtër dhe disa të tjerë mund të përdoren për një kohë të gjatë, disa riciklohen lehtësisht dhe disa të tjerë kanë nevojë për trajtime të sofistikuara. Plastikat krijohen nga 2 tipe reaksionesh; me polimerizim dhe me polikondesim.

Kështu, materialet plastike karakterizohen nga një dekompozim i ngadaltë i cili shkon nga 100-500 vjet apo edhe deri në 1000 vjet. Për shembull, një qese plastike kërkon një kohë rreth 20 vjet që të dekompozohet ndërsa një rrjetë detare kërkon një periudhë kohore prej 600 vjetësh. Makroplastikat janë materiale që kanë përmasa mbi 2,5 cm. Ne i shohim ato me sy të lirë, shpesh të hedhura në hapësira të ndryshme, të tilla si bidona uji, tapa shishesh, shishe detergjentësh, kuti ushqimesh, shapka plazhi, pajisje kozmetike plastike, qese plastike, tuba etj. Efekti tjetër negativ është ngecja e gjallesave të detit në to, si psh në rrjeta, litarë apo në grepat që janë të hedhura në dete apo oqeane.

Shqipëria, për shembull, në prill të vitit 2018, ka nxjerrë një vendim për të ndaluar përdorimin e qeseve të plastikës biodegraduese, me qëllim për ta ruajtur dhe përmirësuar cilësisë̈ së mjedisit. Në anën tjetër, Bangladeshi është̈ bërë̈ shteti i parë në botë që ka ndaluar përdorimin e qeseve të plastikës në vitin 2002, pasi që kanë konstatuar se qeset e plastikës kanë bllokuar sistemin e drenazhit gjatë vërshimeve, duke shkaktuar katastrofa natyrore.

Megjithatë, procesi i riciklimit është shumë i kushtueshëm dhe se Maqedonia e Veriut nuk ka kapacitet për të investuar në këtë proces, andaj zgjidhja më e mirë mbetet ndalesa e plotë e përdorimit të qeseve të plastikës. /Zhurnal.mk

Related posts

Punëdhënësit kërkojnë të vazhdojë subvencionimi i kontributeve për sigurim social

e-max

Krerët qeveritar në takim te Erdogani, konfirmohen marrdhëniet e shkëlqyera diplomatike

e-max

Dimitrievski: Për ne maqedonasit, UÇK-ja është forcë okupatore

e-max