GazetaMax
LAJME

Qeveria miraton vendimin për lëvizjen e qytetarëve me letërnjoftime në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Bosnjë dhe Serbi

Shkup, 25 Tetor – Qeveria në seancën e sotme të 95-të e ka shqyrtuar dhe miratuar Informacionin për lidhjen e Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor dhe e ka pranuar tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes.

Marrëveshja i përfshin të gjashtë vendet e rajonit, përkatësisht Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, në kuadër të Procesit të Berlinit të udhëhequr nga parimet e të drejtës së BE-së, vlerat evropiane dhe praktikat e mira të BE-së.

“Marrëveshja parashikon kushte të njëjta për hyrjen, transitin, daljen dhe qëndrimin e shkurtër të personave fizikë, përkatësisht poseduesve të letërnjoftimeve. Me lidhjen e kësaj Marrëveshje konfirmohet gatishmëria e shprehur për përforcimin bashkëpunimit rajonal dhe mirëkuptimin reciprok, që do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik, zmadhimin e rritjes ekonomike, investimet dhe punësimin në Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu, janë marrë parasysh edhe konkluzionet që liderët sollën në kuadër të Procesit të Berlinit, duke vënë theksuar vizionin e prosperitetit për njerëzit e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që t’i gëzojnë liritë e njëjta si qytetarët evropianë”, njoftojnë nga Qeveria.

Komunikojnë njëherit është marrë parasysh edhe Deklarata e liderëve nga Ballkani Perëndimor për tregun e përbashkët rajonal si katalizator për integrim më të thellë ekonomik rajonal drejt tregut të vetëm të Bashkimit Evropian, të miratuar në Samitin e liderëve nga Ballkani Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, të realizuar në Sofje më 10 nëntor të vitit 2020.

Related posts

MPJ me Notë verbale ndaj Sofjes, pas deklaratave të Eurodeputetit, Xhambaski

e-max

Paraburgim për gjashtë policë nga aksioni në Tabanoc

e-max

Policia arreston bashkëpunëtorin e Enver Sekiraqës, kërkohej që 14 vjet për vrasjen e Triumf Rizës

e-max