Ramiz Lladrovci pret Bardhyl Mahmutin dhe Fadil Muqollin, 130 kopje të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat dhe shkollat e Drenasi

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim atdhetarin dhe studiuesin Bardhyl Mahmuti dhe Fadil Muqollin, me të cilët ka diskutuar për historinë e dhimbshme të popullit shqiptar, rezistencën kombëtare dhe dokumentimin e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve.

Përmes një postimi, Lladrovci ka vënë në pah rëndësinë e Drenasit si një nga vatrat e rezistencës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përmendur edhe Masakrën e Poklekut si dëshmi të krimeve dhe gjenocidit serb.

Gjatë takimit, në fokus të diskutimit ishte edhe vepra “Revolta e Syzifit”, në të cilën Fadil Muqolli paraqitet si një nga personazhet kryesore. Lladrovci ka bërë të ditur se ka pranuar si dhuratë një kopje të librit, ndërsa Drejtoria e Kulturës e Komunës së Drenasit ka pranuar gjithsej 130 kopje, të cilat do të shpërndahen në bibliotekat dhe shkollat e komunës.

Ai ka falënderuar Bardhyl Mahmutin dhe Fadil Muqollin për dhuratën dhe kontributin e tyre në ruajtjen dhe promovimin e kujtesës historike, duke vlerësuar veçanërisht angazhimin e tyre për dokumentimin e tragjedive të përjetuara nga shqiptarët.

Në fund, Lladrovci ka shprehur nderimin për të gjithë dëshmorët dhe martirët e kombit, si dhe ka përkujtuar sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

https://www.facebook.com/share/p/1FRkfuTpkV/