GazetaMax
SPORT

Rashford i lënduar, mund ta humb Kampionatin Botëror

Marcus Rashford është në telashe me lëndimin e pësuar së fundmi.
Ylli anglez e ka nisur mjaft mirë sezonin e ri, duke shënuar tri gola në gjashtë paraqitje, përfshirë një dy-golësh ndaj Arsenal.
Forma e mirë e lojtarit, sipas Erik ten Hag do t’ia siguronte padyshim një vend në kombëtaren e Anglisë për Kampionatin Botëror.
Megjithatë, një lëndim i pësuar së fundmi në kyçin e këmbës, rrit frikën për mundësinë e humbjes së kampionatit.
“Ai nuk është në dispozicion. Ka një dëmtim”, ka thënë Ten Hag për lojtarin, përcjell lajmi.net. “Nuk mendoj se do të jetë mungesë e gjatë, por s’e di sa do të zgjasë. Presim të kthehet shpejt”, shtoi trajneri.
Marcus Rashford ka rigjetur veten nën urdhrat e Erik ten Hag. Është e rëndësishme që lëndimi i pësuar së fundmi të mos ia humb ritmin lojtarit.

Related posts

Pronari i Milanit hap thesin, transferon yllin e Bayern Munich

e-max

Spanja publikon listën për Kupën e Botës, ‘La Roja’ me shumë talentë të rinj në ‘Katar 2022’

e-max

Zbulohet e dashura e Armando Brojës, ja kush ia ka marrë zemrën yllit të futbollit shqiptar

e-max