GazetaMax
SPORT

Renato Sanches ka vendosur të transferohet në Serie A

Milan apo Juventus? – Renato Sanches ka vendosur të transferohet te.
Ai i Renato Sanches është një nga emrat më të kërkuar në merkato nga klubet e Serisë A.
Në gjurmët e tij, në fakt, janë vënë Milan-i dhe Juventus-i, të dyja në kërkim të një përforcimi në mesfushë.
Kuqezinjtë do të duhet të zëvendësojnë Kessie, i cili do të transferohet te Barcelona me kosto zero në fund të sezonit, ndërsa bardhezinjtë duan të ndërtojnë një mesfushë siclësore si në kohërat e arta.
Megjithatë, sfida mes dy gjigantëve të Italisë në merkato mund të ketë që tani një fitues.
Sipas calciomercato.it, Renato Sanches do vetëm Milan-in. Duket se mesfushori i Portugalisë e ka marrë vendimin dhe do të bashkohet me bashkëkombësin Leao në Milano.
Për ta kthyer në realitet dëshirën e lojtarit, kuqezinjtë do të duhet të arrijnë një marrëveshje me Lille dhe menaxherin e lojtarit. Asgjë nuk është e pamundur, por puna e Maldini-t si ndërmjetës po vazhdon dhe asgjë nuk është përcaktuar.
Juventus po e vlerëson situatën dhe nuk përjashtohen ndërhyrje nga ana e bardhezinjve.

Related posts

Analiza e “Abissnet Superiore” / Statistikat, ja ekipet që godasin më shumë brenda zonës

e-max

Tottenham do t’i ofrojë Kane kontratë të re

e-max

Azhurnimet e fundit: Valverde dhe Pedri tani kushtojnë nga 100 milion euro

e-max