GazetaMax
LAJME

Reshje të dobëta bore në Stracin dhe Gjavatë

Shkup, 31 janar – Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, nëpër vende-vende të lagësht. Reshje të dobëta bore ka në afërsi të Stracinit dhe në qafën malore të Gjavatës, por nuk ka pengesa në komunikacion, njofton LAMM në raportin e sontëm për gjendjen e rrugëve.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Related posts

Peçi: Shqipëria s’ka dhurues sperme, e marrim nga vendet e BE-së

e-max

Grubi takoi ambasadoren amerikane, Aggeler: Sukseset e vendit tonë janë të përbashkëta me SHBA

e-max

Çairi shënoi ditën e Evropës, Ganiu mirëpriti ambasadorin Evropian Gir

e-max