GazetaMax
LAJME

Rrustemi lajmërohet nga Haga, tregon për takimet me ish-eprorët e UÇK-së

Deputeti i VV-së lajmërohet nga Haga, tregon për takimet me ish-eprorët e UÇK-së.
Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, ka njoftuar për takimet me ish-pjesëtarët e UÇK-së në Hagë përveç Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Salih Mustafës.
Rrustemi ka postuar një fotografi nga qendra e paraburgimit së bashku me ministren e Drejtëisisë, Albulena Haxhiu dhe deputetët Saranda Bogujevci e Erxhan Galushi ku ka shkruar se sot do ta takojnë Jakup Krasniqin e Nasim Haradinajn, ndërkaq dje kanë takuar Hysni Gucatin, Pjetër Shalën dhe Rexhep Selimin.
Rrustemi e ka quajtur vizitën e delegacionit kosovar të rëndësishme dhe institucionale.
“Së bashku me Nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetin Erxhan Galushi, gjatë vizitës Dhomave të Specializuara, dje takuam Hysni Gucatin, Pjetër Shalën dhe Rexhep Selimin, kurse sot, Jakup Krasniqin dhe Nasim Haradinajn.Ishte vizitë institucionale dhe e rëndësishme. Në këto takime u njoftuam për së afërmi me kërkesat, trajtimin dhe aspekte të tjera që ndërlidhen me Gjykatën”, ka shkruar ai

Related posts

Nuredini: Ngjarje për përmirësimin e gjendjes mjedisore të monumentit të natyrës Liqeni i Dojranit 

e-max

Davidoviq: Nuk jemi të kënaqur me gjykimin për “Parcelat në Vodno” do ta apelojmë brenda afatit ligjor

e-max

Andonovski: Arsovska anulon mbi 40 për qind të tenderëve për furnizime publike

e-max