GazetaMax
LAJME

Sa e mbështet Kosovën Osmani? “Një ndër vizitat e para të mia si ministër i jashtëm ka qenë pikërisht në Kosovë”

Në vazhdën e përgjigjeve në TikTok, kandidati për president shqiptar i BDI-së, Bujar Osmani, mbrëmë i është përgjigjur pyetjes: “Sa herë ke qenë në Prishtinë si ministër i jashtëm e sa herë ne Serbi?”

Kryediplomati Osmani ka theksuar se do t’i përgjigjet pyetjes se qytetarit edhe pse të njëjtës në raste të ndryshme i është përgjigjur tashmë.

“Unë jam nip Kosove, kam gjysmën e familjes në Kosovë. Jam rritur në Kosovë, dhe askush mua nuk mund të më flet për ndjesinë ndaj Kosovës, për shkak se jam gjysmë Kosovar. Por, unë politikën ndërkombëtare e shoh ndryshe. Nuk bëhet ajo me rrahje gjoksi në rrjete sociale e me folklorizëm për arritjen e qëllimeve politike. Politika ndërkombëtare bëhet duke krijuar miqësi, besueshmëri dhe kredibilitet me Qendrat e vendimmarrjes. Dhe, unë besojë që sot e kam krijuar këtë miqësi dhe këtë besim. Dhe jam në kontakt të vazhdueshëm me Sekretarin e Shtetit Blinken, në miqësi personale me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së dhe ministrat e jashtëm të vendeve më të fuqishme të Europës. Dhe besoj që fjala ime dhe pikëpamjet e mia mbi zhvillimet në rajon, sot merren seriozisht në këto qendrat e vendimmarrjes. Ky është qëllimi jonë, si përfaqësues të politikave të jashtme të shtetit, të krijojmë besim dhe ndikim tek qendrat e vendimmarrjes, e jo të rrahim gjoks nëpër rrjete sociale. Një ndër vizitat e para të mia si ministër i jashtëm ka qenë pikërisht në Kosovë. Por, edhe si kryesues i OSBE-së, bile dola edhe me Planin 9 pikësh për deeskalim të veriut, për shkak se kisha informacione, se në veri do të ndodhë eskalimi. Pozicioni i Maqedonisë së Veriut sot është, ne mbështesim procesin e dialogut Kosovë-Serbi që ka për qëllim njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy shteteve. Ne ishim nikoqir të dialogut. Ishim në Ohër nga mëngjesi me Ali Ahmetin, deri në mbrëmje deri sa përfundoi, për t’i inkurajuar dhe ndihmuar suksesin e këtij dialogu. Tash është koha e mbylljeve e çështjeve të mëdha në Ballkan. Rreziku rus qëndron mbi kokat tona. Lufta e Tretë Botërore është më afër se asnjëherë më parë, dhe ne nuk guxojmë të lëmë ose të dobësojmë partneritetin tonë me SHBA-të. Për shkak se vetëm partneriteti i ngushtë me SHBA-të, orientimi jonë euroatlatnik, garanton të ardhme të sigurt për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Prandaj na duhet syçelësi, vizion, njohje të politikës ndërkombëtare dhe qasje strategjike në këto çështje të cilat nuk janë për t’u nënçmuar.
Shpresoj që ju përgjigja pyetjes tënde, nesër do të shihemi përsëri me pyetjen e radhës. Faleminderit shumë!”, ka përfunduar Osmani.

Related posts

Ulen çmimet e derivateve

e-max

Bytyqi: Nga 1 janari ulje më e madhe e çmimeve të produkteve ushqimore

e-max

Hetimi i Kongresit/ Redfield: Virusi doli nga laboratori, prandaj më hoqën

e-max