GazetaMax
LAJME

Saraçini: Dezinformatat janë kërcënim për sigurinë e shtetit

Shkup, 27 Shtator – Në pjesën e tretë të Programit 200 i ftuar ishte Petrit Saraçini, drejtues i Institutit për Media dhe Analitikë- IMA. Se sa i rëndësishëm është dezinformimi si mjet lufte, sidomos tani në Ukrainë, Saraçini tha se Federata Ruse historikisht ka patur traditë në këtë drejtim.

“Vitin e kaluar e kremtuan 100 vjetorin e themelimit të departamentit për dezinformim. Rusia ka përdor këtë mënyrë të luftës në politikën e jashtme tash e 100 vjet”, tha Saraçini.

Ai gjithashtu shtoi se dezinformata është mjet shumë efikas në luftën hibride për të arritur një qëllim të caktuar me fare pak mund dhe shpenzime.

“Dezinformatat janë kërcënim për sigurinë e shtetit. Dezinformatat janë mjete efikase pasi që nuk shpenzoni armatim, asgjë dhe me shumë pak mjete financiare ia dilni që ta destabilizoni armikun tuaj”, tha Saraçini.

Ai shtoi se qytetarët duhet të hulumtojnë më shumë burime dhe të kërkojnë më shumë të dhëna dhe vetë të vendosin se kush ka të drejtë.

Related posts

Në Toksikologji janë pranuar 22 pacientë të dehur

e-max

Kuvendi e miratoi Ligjin për buxhete

e-max

Kovaçevski: Të bashkuar në lirinë t’i vazhdojmë perspektivat

e-max