Wednesday, May 20, 2026

Lajmi në kohë reale

Saraji nuk është vetëm, ministri Muhamet Hoxha premton zgjidhje të përhershme pas përmbytjeve

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, mori pjesë këtë mëngjes në takimin koordinues në Komunën e Sarajit, pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.

Ai bëri të ditur se të gjitha institucionet janë plotësisht të mobilizuara dhe se që nga dita e djeshme ndodhen në terren së bashku me të gjitha shërbimet kompetente, duke ndjekur nga afër situatën dhe duke punuar në sanimin e dëmeve të shkaktuara.

“Po punojmë për të eliminuar shkaqet, jo vetëm për t’u përballur vazhdimisht me pasojat”, theksoi ministri Hoxha, duke nënvizuar nevojën për një qasje sistematike dhe afatgjate në menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet.

Në këtë drejtim, Ministria e Mjesit Jetësor dhe Planifikimit do të realizon projektin për rregullimin e Lumit të Thatë në gjatësi prej 13 kilometrash. Projekti parashikon pastrimin dhe thellimin e shtratit të lumit, shtrimin e tij me pllaka si dhe ndërtimin e një muri mbrojtës prej guri.

Zbatuesi i projektit tashmë është përzgjedhur dhe menjëherë pas përzgjedhjes së mbikëqyrjes do të nisë realizimi në terren, u shpreh Hoxha.

Ky projekt paraqet një zgjidhje të përhershme dhe sistematike, e cila pritet të ulë ndjeshëm rrezikun nga përmbytjet dhe të sigurojë mbrojtje për tokat bujqësore dhe shtëpitë e banorëve të Sarajit.

https://www.facebook.com/share/p/18Vjaey6SU/

Latest Posts

Mos e humb lajmin