GazetaMax
LIFESTYLE

Saranda Alija kalon në finale me këngën “Mendoj ku je”, synon fitoren në festivalin e këngës në RTK

Këngëtarja, Saranda Alija pak ditë më parë ishte shumë e lumtur që më në fund edhe Republika e Kosovës po organizon një festival të madh të këngës ku fituesi i saj do të përfaqësojë vendin në festivalin më të madh të muzikës Eurosong.

Ajo pak ditë më parë vet paralajmëroi se do jetë pjesëmarrëse në mesin e 18 këngëve finaliste në festivalin e këngës në Radio Televizionin e Kosovës, e që mbrëmë në Natën e parë të festivalit, këngëtarja Saranda Alija dha shumë emocion me performancën e saj.

“Mendoj ku je”, e punuar nga Arbër Krasniqi është projekti me të cilin Saranda synon çmimin kryesor që më pas edhe përfaqësimin në Eurosong.

Performanca e Sarandës mbrëmë ishte e jashtëzakonshme si në vokal ashtu edhe në paraqitje skenike si një divë e vërtetë dhe kaloi në finale që do të mbahet sonte.

https://www.facebook.com/festivaliRTK/videos/228721160022153

Related posts

Bëhuni gati për super hitin e verës nga David Dreshaj

e-max

Pesë mënyra për të parandaluar në mënyrë natyrale kancerin e lëkurës

e-max

Pse nuk i afrohen burrat, Big Mama e thotë haptas arsyen e çuditshme

e-max