GazetaMax
LAJME

Seanca e 122 e Qeverisë, ja vendimet

Shkup, 1 shkurt – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka mbajtur sot mbledhjen e 122-të të saj. Një nga vendimet e rëndësishme në mbledhjen e sotme është sigurimi i burimeve financiare shtesë për terapinë për personat me fibrozë cistike, temë që është përfolur shumë ditëve të fundit për mungesën e kësaj terapie. Vendimet e tjera të rëndësishme janë edhe në fushën mjekësisë dhe projektligji për shpalljen e kanionit të Matkës monument natyre.
Disa nga vendimet e Qeverisë gjatë ditës mbledhjes së sotme:
✅ Është marrë parasysh informacioni për sigurimin e burimeve financiare shtesë për terapinë për personat me fibrozë cistike;
✅ Vendim për shërbimet shëndetësore në fushën e onkologjisë dhe radioterapisë në Spitalin e Qytetit 8 Shtator;
✅ Është miratuar projektligji për shpalljen e kanionit të Matkës monument natyre;
✅ Është miratuar projektligji për taksën e solidaritetit;
✅ Është përcaktuar propozimi për ndryshime ligjore për përfshirjen e orizit në rezervat e mallrave;
✅ Janë vendosur ndryshime ligjore për fshirjen e dispozitës për rritjen e pagave 30 për qind në Ministrinë e Financave;
✅ Është pranuar teksti i Programit të Reformave Ekonomike 2023-2025.

Related posts

Bekteshi: Etiketat në çdo produkt doemos në dygjuhësi, nëse jo, denime drakonike

e-max

Zajkova: Qeveria nuk po bën asgjë për reforma në gjyqësi, dikujt i konvenon kjo gjendje

e-max

Ndërpritet prurja e ujit nga ujësjellësi i ri në Tetovë, uji mund të pihet

e-max