GazetaMax
LAJME

Seanca të dy komisioneve parlamentare, nesër seanca e parë plenare e vitit

Shkup, 9 janar – Deputetët prej sot kthehen në punë pas festave të Vitit të Ri. Për sot janë caktuar seanca të dy komisioneve parlamentare, ndërsa nesër duhet të mbahet seanca e parë plenare këtë vit. Sot pritet të bëhet koordinimi i rregullt i kryetarit të Kuvendit me koordinatorët e grupeve parlamentare.

Seancat duhet të mbahen nga Këshilli kombëtar për eorointegrime dhe Komisioni për mbrojtje dhe siguri.

Anëtarët e Këshillit kombëtar për eurointegrime do të dëgjojnë Programin dhe prioritetet e Presidencës suedeze me Këshillin e Bashkimit Evropian për periudhën janar-qershor të vitit 2023, ndërsa në seancën e Komisionit për mbrojtje dhe siguri do të dëgjojnë Propozim-vendimin për të dërguar pjesëtarë të Ushtrisë për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnje dhe Hercegovinë (maj 2023 deri nëntor 2023).

Seanca e parë parlamentare e këtij viti është planifikuar të mbahet nesër. Në rendin e propozuar të ditës të seancës së 99-të janë 15 pika, kryesisht ligje në lexim të parë dhe të dytë.

Vitin e kaluar, Kuvendi ka mbajtur 39 seanca të reja, ndërsa së bashku me vazhdimet e mëparshme, 50. Janë mbajtur tetë seanca për çështje parlamentare, ka pasur katër fjalime të të ftuarve të huaj dhe një të presidentit të shtetit. Në këto 39 seanca janë miratuar 290 pika në rendin e ditës, prej të cilave 190 janë të shqyrtuara, ndërsa 100 të pashqyrtuara.

Related posts

Gjermania me ndryshimet e fundit do të zbrazë Ballkanin Perëndimor, rajoni do të shndërrohet në “zonë lufte” pa luftë!

e-max

Ish-gjenerali i NATO-s: Ishte nder i jetës që pata mundësinë të ndihmoj në ndalimin e spastrimit etnik në Kosovë

e-max

Për 10 ditë do mësohet fati i Referendumit, Xhaferi do ua dërgojë komisioneve

e-max