GazetaMax
LAJME

SHGM: Qëndrimi i administratorëve qeveritarë është censurë

Shkup, 4 shkurt – Grindje dhe qasje e pahijshme e zyrtarëve administrativë nga protokolli i Qeverisë ndaj ekipeve gazetareske, rregulla të palogjikshme që kufizojnë hyrjen e gazetarëve dhe ndajnë fizikisht gazetarët nga kameramanët nga vendi i ngjarjes, qëndrimi injorant ndaj pyetjeve gazetareske, dhënia selektive e akreditimeve për media, janë vetëm disa nga lëshimet dhe gabimet që bëjnë institucionet gjatë kremtimit të sotëm për përkujtimin e ditelindjes së Goce Dellçevit në kishën “Shën Spasi” në Shkup.

Manifestimi është ende në vijim, gjë që u jep mundësi organizatorëve të korrigjojnë këto gabime dhe tu dalin në ndihmë gazetarëve dhe kameramanëve që janë aty, sepse është obligim i tyre profesional të raportojnë për nevojat e qytetarëve dhe interesin publik.

Sanksionimi i administratores se Qeverisë për veprimet e saj është vetëm hapi i parë që duhet të çojë në ndryshimin serioz të qëndrimit ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias. Theksojmë se zyrtarët administrativë nuk kanë kompetencë të komunikojnë me gazetarët në terren, madje paturpësisht ti urdhërojnë se ku duhet të pozicionohen dhe si duhet ta bëjnë punën e tyre gazetareske.

Po ashtu kërkojmë sqarim nga kryeministria se përse gazetarëve iu ndalua hyrja në kishën “ Sveti Spasi”.

Paralajmërojmë se vendimet e tilla arbitrare jo vetëm që krijojnë praktikë të keqe për organizimin e ngjarjeve të ardhshme nga ana e Qeverisë, por edhe shqetësojnë komunitetin gazetaresk dhe kufizojnë qasjen e tyre në ngjarje që janë me interes publik.

Related posts

Presidenti Biden në Japoni për takimin e nivelit të lartë të G7-ës

e-max

Një vit nga vendimi për ndalimin e qeseve të plastikës, mjedisi aspak nuk është më i pastër !?

e-max

MPPS: Ka filluar pagesa e mbështetjes financiare për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve

e-max