GazetaMax
LAJME

Shpallet konkurs për pasuesin e Villma Ruskovskës, ja kush mund të konkurojë

Shkup, 15 shtator – Këshilli i Prokurorëve Publik ka shpallur konkurs për përzgjedhjen e shefit të ri të Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsion, për të zëvendësuar të suspenduarën, Villma Ruskovska, informon Zhurnal.

Në këtë konkurs mund ët paraqiten prokurorë të cilët kanë përvojë të pandërprerë prej së paku gjashtë vitevesi prokurorë publik dhe të vlerësohen me notë pozitive në tre vitet e fundit. Për herë të parë shefi i kësaj prokurorie do të zgjedhet me zgjedhje, gjegjësisht do të votojnë prokurorët nga të gjitha prokuroritë. Përzgjedhja do të bëhet më 31 tetor.

Në seancën e caktuar për të martën e ardhshme, përsëri do të bëhet përzgjedhja e katër prokurorëve në PNKOK./Zhurnal.mk

Related posts

Përmbaruesit arkëtojnë më shumë se 63 milionë euro në gjashtë muaj

e-max

Mickoski: Kalon apo nuk kalon referendumi, VMRO nuk do të mbështesë ndryshimin e kushtetutës

e-max

Tragjedia në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës, identifikohen katër viktimat

e-max