GazetaMax
LAJME

Shqipëri-RMV, marrëveshje për bashkëpunimin energjetik. Balluku: Ka të bëjë me sigurinë rajonale të Ballkanit

Shkup, 14 nëntor – Në mbledhjen e përbashkët midis dy qeverive, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ku pritet të firmosen rreth 20 marrëveshje dhe memorandume, zv/kryeministrja Belinda Balluku veçoi marrëveshjen e bashkëpunimit energjetik, si ndër më të rëndësishmet.

Sipas Ballukut, kjo marrëveshje ka të bëjë me sigurinë rajonale të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Një ndër marrëveshjet që ne firmosim sot është ajo e bashkëpunimit energjetik mes dy vendeve. Është një nga marrëveshjet më të rëndësishme pasi nuk është thjeshtë një situatë krize apo energjetike që lidhet me ekonominë, ka të bëjë me sigurinë rajonale të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Balluku.

Related posts

Bekteshi thotë se do të ulet çmimi i rrymës elektrike

e-max

Grubi: Vendi është cak i sulmeve hibride, ata që dërguan alarme të rrejshme u arrestuan

e-max

NATO “duhet të bëj më shumë” për të garantuar sigurinë e përbashkët

e-max