GazetaMax
LAJME

Shqipëria me inflacion 8% e Maqedonia me 20%?

Shkup, 25 Nëntor – Të gjitha vendet e rajonit përballen me krizë energjetike dhe ekonomike që kontribuon për inflacion të lartë. Por, vetëm ne kemi biznesmenë të pangopur dhe egoistë që i “pompojnë” fitimet duke e keqpërdorur situatën. Këtë, për TV21 e deklaroi profesori Branimir Jovanoviq, pasi guvernatorja Anita Bezhovska tha se një nga arsyet për inflacionin e lartë është varësia energjetike e vendit.

“Jo vetëm në përgjithësi varësia e lartë e ekonomisë sonë nga importi, por varësia nga importi në sektorin energjetik është jashtëzakonisht e lartë”, tha Anita Bezhovska, guvernatore e BPRM-së.

Profesori Jovanoviq, si shembull e mori Shqipërinë, ku inflacioni është 8% në krahasim me Maqedoninë ku inflacioni arrin deri në 20%.

“Faktori më i rëndësishëm në disa muajt e fundit është faktori që ekonomistët e quajnë “corporate greed”. Kompanitë e abuzojnë situatën duke i fryrë çmimet me qëllim që t’i rrisin përfitimet e tyre”, deklaroi Branimir Jovanoviq, profesor në institutin e Vjenës.

Jovanoviq mendon se duhet të ketë kontroll më të madh ndaj çmimeve nga ana e qeverisë, për shkak se inflacioni nuk do të ulet vetvetiu, por përkundrazi do të rritet në të ardhmen. Banka Popullore, thotë ai, të pranojë se një prej faktorëve për inflacionin e lartë që dallon nga inflacionet e deritanishme është që kompanitë i fryjnë përfitimet e tyre. Projeksionet e Bankës Popullore për rritjen e BPV-së prej 2,6% nuk janë reale. Në gjysmën e dytë të vitit mund të presim ulje ose rritje prej 0%, që do të thotë se nuk ka gjasa që të përfundojmë me rritje prej 2,3%, sqaron Jovanoviq.

“Për vitin e ardhshëm po ashtu bëhet revizion në rënie për 1% dhe projektohet rritje prej 2,6%, ngjashëm me institucionet financiare ndërkombëtare”, pohoi tha Anita Bezhovska, guvernatore e BPRM-së.

“Mendoj se Maqedonia nuk ka gjasa që ta mbarojë këtë vit me rritje prej 2,3% sepse në gjysmën e parë rritja e BPV-së ishte rreth 3%, në tremujorin e tretë sigurisht do të ketë ulje të BPV-së”, tha Branimir Jovanoviq, profesor në institutin e Vjenës.

Jovanoviq thotë se tremujori i katërt se do të jetë edhe më i keq sepse edhe më shumë do ta godasë krizën energjetike përmes çmimeve për energji, rrymë dhe gjithçka tjetër. Do të jetë shumë e vështirë që Maqedonia ta shmangë recesionin.

Related posts

Mariçiq: Mbështetje për anëtarësim në BE kemi

e-max

Ekonomia dhe mbrojtja në fokus të dialogut strategjik me SHBA-në

e-max

Tajani: Do punojmë për realizimin e “Korridorit 8”

e-max