GazetaMax
LAJME

Shtëpia e Shëndetit në Shkup do të punojë 24 orë në festat e fundvitit

Shkup, 30 Dhjetor – Qendra e Shëndetit Shkup ka njoftuar të gjithë qytetarët se gjatë festave të Vitit të Ri do të kujdeset për gjendjen shëndetësore të qytetarëve gjatë 24 orëve.

Në datën 31 dhjetor 2022 (e shtunë), shërbimet specialistike do të jenë në shërbim në Poliklinikën e Bukureshtit nga ora 08:00 deri në orën 16:00.Në natën e ndërrimit të viteve, klinikat shëndetësore të turnit të tretë do të jenë të disponueshme të dielën dhe në ditët festave në Poliklinikat Jane Sandanski, Çair, Çento, Shuto Orizarë, Gjorçe Petrov, Draçevë dhe Bit Pazar. Gjithashtu me orarin e punës  çdoditore do të funksionojë edhe  njësia e trajtimit në shtëpi.

Nga Qendra e Shëndetit Shkup thonë se  për shkak të festimeve të Vitit të Ri, Shërbimi i Urgjencës Mjekësore ofron disa shërbime dhe rekomandon për kujdes.

“Marrja e rregullt e terapisë për pacientët kronikë, përdorimi i moderuar i pijeve alkoolike për të shmangur pasojat e padëshiruara – helmimet nga alkooli, zënkat dhe aksidentet e trafikut. Posaçërisht apelojmë tek popullata e re dhe e mitur që të mos përdorin pije alkoolike për shkak të pragut të ulët të tolerancës ndaj alkoolit. Të përmbahen nga përdorimi i mjeteve të ndryshme piroteknike dhe armëve të zjarrit për të shmangur lëndimet e padëshiruara, djegiet dhe pasoja të tjera më të rënda”.

Edhe Shërbimi i Urgjencës në prag të festave të fundvitit  rekomandon terapi të rregullt për pacientët kronikë, kujdes me përdorimin e pijeve alkoolike dhe apelon qytetarët të jenë të vëmendshëm që mos të pësojnë dëme të ndryshme shëndetësore.

Related posts

Paraburgim për gjashtë policë nga aksioni në Tabanoc

e-max

“Vlojnë” pasaportat e arta pas luftës në Ukrainë, Maqedonia deri tani ka dhënë 119 të tilla

e-max

Nënshkruhet marrëveshja për ndarjen e mjeteve për ujësjellës në komunën e Likovës

e-max