GazetaMax
LIFESTYLE

Simon Gjonaj, artisti , modeli dhe këngëtari nga Malesia e Madhe sjell këngën e re

Simon Gjonaj, artist , model dhe këngëtar, u lind në Malësinë e Madhe (Malësinë e Tuzit) ku dhe nisi të jetonte endrrat e tij artistike, dhe me një hijeshi fisnike, tipike e djemve Malsor, ai po shpaloste çdo ditë e më tepër talentet e tija…të cilat ishin aktrimi, modelingu, poezia, dhe kënga. Ai shumë shpejt u bë pjesë e marketingut promocional duke reklamuar produkte dhe duke u kthyer në figurën kryesore. Po ashtu ai u aktivizua dhe në aktrim ku spikati nëpër role të ndryshme. Ku për të gjitha këto do e cekim në një artikull të ardhëshëm. E si do ndodhte ndryshe të lindesh e të rritesh nën hijen e Alpeve Shqiptare, nuk kishte se si mos të merrte nga zëri i bilbilave nëpër bjeshkë, nga gurgullima e ujërave të krojeve të vendlindjes të tij të dashur Malësisë. Simoni këndonte që i vogël dhe dukej qartë se ai kishte dëshirë dhe talent, mbasi ai shkruante vargje të bukura, dhe ato vargje ai i këndonte, kështu që shumë shpejt ai e gjeti veten në rrjedhën e muzikës, të cilën ai e ndjek si një nga dëshirat e mëdha që ai kishte dhe vazhdon të ketë. Simon Gjonaj i cili tashmë jeton dhe vepron larg vendlindjes, pikërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në vazhdimësi po punon në realizimin e ëndrrave të tij artistike. Gjithashtu duke i dhënë hapsirë dhe këngës. Nuse Shqiptare titullohet kënga që Simon Gjonaj sapo e ka publikuar në Youtube dhe në rrjetet sociale. Këngë e cila u mirëprit nga miqtë e këngëtarit, por edhe nga këngëtarët e Malësisë të cilët e përkrahën kolegun e tyre duke bërë share në profilet e veta, gjë që është një suport i mirë për çdo artist. Gjatë bisedës virtuale me gazetarin e portalit tonë, Simoni tha se ka disa këngë por që nuk i ka publikuar akoma, ai tha më tej se së shpejti do vijë me projekte të reja, balada, popullore e alternuar apo turbo folk, mbetet që të presim deri më realizimin e tyre. Në linkun më poshtë ju ftojmë të shikoni dhe dëgjoni këngën.

Related posts

Si ta pastroni bokallin elektrik nga gurëzit

e-max

PËR NJË ÇMIM KOMBËTAR ME EMRIN E ASDRENIT

e-max

Krijuesit e vaksinës kundër coronavirusit njoftojnë se vaksinat kundër kancerit mund të arrijnë brenda kësaj dekade

e-max