GazetaMax
LAJME

Skiliftet nuk punojnë, skijuesit ia mësyjnë malit në këmbë në Kodrën e Diellit

Tetovë, 28 janar – Skiliftet në Kodrën e Diellit kanë qenë jashtë funksioni edhe më shumë se një orë nga orari i caktuar. Kjo ka shkaktuar radhë të gjata skijuesish që këtë fundjavë kanë shkuar atje për ta shijuar borën dhe sezonin e skijimit.

Në videot e dërguara duken radhët e gjata dhe padurumi i skijuesve që nga pritja e tepërt janë nisur në këmbë drejt lartësive të qendrës së skijimit.

Ndërkaq në Kodrën e Diellit ka arritur edhe kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski, i cili ka vendosur që me familjen ta kalojë ditën duke skijuar në pistat e kësaj qendre skijimi.

Përveç tij, në Kodrën e Diellit ndodhet edhe Ministri i Ambientit Jetësor, Naser Nuredini.

Related posts

Mark Gjonaj fton shqiptarët të mbështesin Kosovën më 16 mars para zyrës së BE në OKB

e-max

Angellovska-Bezhoska: Kriza e Covid dëshmoi se sektori bankar është rezistent ndaj tronditjeve

e-max

Nxirret nga ujrat e lumit Vardar një 55 vjeçar

e-max
LAJME

Skiliftet nuk punojnë, skijuesit ia mësyjnë malit në këmbë në Kodrën e Diellit

Tetovë, 28 janar – Skiliftet në Kodrën e Diellit kanë qenë jashtë funksioni edhe më shumë se një orë nga orari i caktuar. Kjo ka shkaktuar radhë të gjata skijuesish që këtë fundjavë kanë shkuar atje për ta shijuar borën dhe sezonin e skijimit.

Në videot e dërguara duken radhët e gjata dhe padurumi i skijuesve që nga pritja e tepërt janë nisur në këmbë drejt lartësive të qendrës së skijimit.

Ndërkaq në Kodrën e Diellit ka arritur edhe kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski, i cili ka vendosur që me familjen ta kalojë ditën duke skijuar në pistat e kësaj qendre skijimi.

Përveç tij, në Kodrën e Diellit ndodhet edhe Ministri i Ambientit Jetësor, Naser Nuredini.

Related posts

Nikollovski mori pjesë në Simpoziumin e 4 për bujqësi dhe ushqim ISAF 2022 në Ohër

e-max

Selmani: Referendumi s’ka bazë juridike për jetësim

e-max

Kisha Serbe: Qëllimi i institucioneve të Kosovës është të krijojnë një Kosovë etnikisht shqiptare

e-max