Friday, April 17, 2026

Lajmi në kohë reale

”Soni shkon në club, unë në festivale”, Jonida Maliqi: Ka harruar fitoret e mia, më përmend rrobat firmë

Përplasjet mes dy këngëtareve, Jonida Maliqi dhe Soni Malaj u bënë të dukshme në Ferma Vip. Në rrjet u aludua se mes tyre ka inate të vjetra, por nga ana e tyre është mohuar.

Këngëtarja Jonida Maliqi ka qenë konsistente në qëndrimet e saj, duke mos dashur t’i japë shumë zë raportit të tyre, por kur ka dalë nfa ferma, ka parë reagimet e Sonit brenda fermës.

Jonida tha se Soni ka harruar fitoret e saj në kompeticione të ndryshme, teksa shton se mes tyre ka një diferencë, si në arsim dhe mënyrën e jetesës, ashtu edhe në zhvillimin e karrierës.

“Unë vendos që kur i sqaroj gjërat, i lë në shtëpi dhe nuk i komentoj.I pash edhe komentet e saj. Vlerësova të qenurit kolege. Ne jemi rritur ndryshe, kemi arsim ndryshe. Edhe karrierën e kemi ndryshe. Qasje kemi pasur vetëm në kompeticione ku unë kam triumfuar, por Soni i ka harruar ato dhe mban mend vetëm veshjen firmato. Ëkto tema e zvogëlojnë një individ, nuk e zmadhojnë”, tha Jonida.

Latest Posts

Mos e humb lajmin