GazetaMax
LAJME

Sot protesta e opozitës në Tiranë dhe vendimi i gjykatës për drejtimin e PD-së! Çfarë pritet të ndodhë

Ditën e sotme në orën 12:00 opozita shqiptare do të zhvillojë protestën e paralajmëruar para Kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama të cilin e akuzon si të përfshirë në çështjen “McGonigal”.

Në kuadër të kësaj proteste Policia e Shtetit ka bërë të ditur se nga ora 10:00 do të bllokohen disa rrugë deri në përfundim të tubimit.

Rrugët ku do të bllokohet qarkullimi: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Po sot Gjykata e Apelit në Tiranë shqyrton sot çështjen e Partisë Demokratike për sa i përket vendimit se kujt i takon vula. Sot do të vendoset sa i përket ankimit të Partisë Demokratike ndaj vendimit të 25 Marsit 2022 të gjyqtarit të Shkallës së Parë, Agron Zhukri.

Më 17 Janar, Gjykata e Apelit pushoi gjykimin për çështjen e PD-së, pasi grupimi i Alibeajt u tërhoq nga ankimi për bashkimin e dy statuteve. Gjyqtari Zhukri njohu statutin e Berishës, dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit 2021. /Gazeta Express

Related posts

Drejtori Ganiu – injorantë anonim flasin gjëra të liga

e-max

ASHMAA: Kovaçevski duhet të përmbahet nga shprehja e qëndrimeve personale në media

e-max

Spasovski: Marrëveshja me Frontex e para që do nënshkruhet në gjuhën maqedonase

e-max